Robert Ndrenika rrëfehet si asnjëherë më parë/ Si e përjashtuan nga listat për deputetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka qenë një ndër çështjet për të cilat ka zbuluar detaje së fundmi vetë ikona e kinematografisë dhe teatrit në Shqipëri.

Gjatë një interviste me Mira Kazhanin, aktori Robert Ndrenika ka rrëfyer arsyen qesharake për të cilën e përjashtuan në momentin e fundit nga listat e deputetëve të PD-së.

Ai gjithashtu ka treguar edhe bisedën me kryeministrin e asaj kohe, Aleksandër Meksin, i cili i kishte kërkuar që të vazhdontë të ishte deputet.

“Mbaroi 4-vjeçari i parë i deputetit. Më vjen Aleksandër Meksi, ishte kryeministër, e më thotë: Zona të kërkon të vazhdosh dhe do jesh prapë deputet. Ishte e vërtetë kjo dhe unë si me thënë u vura në pozitë që do jem prapë deputet. Marr vesh në momentin e fundit, më kishin hequr. Në fakt u bëra keq, jo se kisha ndonjë… Shyqyr që nuk u bëra. Se ai parlament vetëm një vit. Ndodhën ato katrahurat që ndodhën. Vetëm një vit jetoi ai parlament. Lavdi Zotit që nuk u bëra. Po marr vesh nga ata të Elbasanit, nga njerëz seriozë, që një i madh i PD-së këtu kishte thënë: “Atë do bëni prapë deputet që s`ka ardhur të kërkojë falje tek Partia Demokratike, që ka luajtur Qazim Mulletin”.

Domethënë unë duhet të vija t`i thosha Partisë Demokratike: Më falni që kam lozur Qazim Mulletin! Në një kohë që unë Qazim Mulletin e kisha intepretuar për mbijetesë. Se nuk më pranonin në Tiranë. Unë kam hyrë gjatë provave i kam kërkuar ndjesë pastë, Piro Manit, më jep një provë, i thashë, edhe u futa në prova e mbeta. Kështu e kam marrë Qazim Mulletin, prefektin e famshëm. Dhe unë u dashka t`i kërkoja falje PD-së që kisha luajtur… në një kohë që atje në PD kishte nga ata që kishin edhe sekretarë partie dhe qenësor, etj, etj. Se në PD kishte lloj lloj njerëzish. Kishte edhe nga ata që kishin bërë 25 vjet burg, edhe të Partisë së Punës kishte atje. Në atë kohë jam bërë keq, me thënë të vërtetën”, ka deklaruar Robert Ndrenika.

Lexo edhe :  Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

Të fundit

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Lajme të tjera

Web TV