Kosova nis sot censin për matjen e popullsisë/ Lista Serbe reagon ashpër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova nis sot (5 prill) regjistrimin e popullsisë në vend. Censusi do të zhvillohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Regjistrimi i popullsisë do të shërbejë për politikat sociale që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria, që nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e vendimmarrjet e tjera të rëndësishme.

Lidhur me censusin e popullsisë ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila shprehet se komuniteti serb në veri nuk do të marrë pjesë në këtë proces. Duke e cilësuar procesin të turpshëm, lista Serbe shprehet se “proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga”.

“Të nderuar qytetarë…dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve. Proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës. Krahas kësaj, Kurti dëshiron të sulmojë edhe Serbinë me këtë regjistrim me disa kërkesa për dëmshpërblime të luftës, gjë që e pengon edhe më shumë çdo serb të jetë pjesë e këtij procesi” shkruan Lista Serbe në Facebook.

Në këtë census të gjithë qytetarët janë të detyruar me ligj që të japin të dhënat e tyre të sakta në pyetësorin që do ju paraqitet dhe në rast refuzimi do të aplikohen penalitete që variojnë nga 30 deri në 2000 euro për person.

Lexo edhe :  Ngërçi politik, Presidentja Osmani do të ftojë partitë politike në një takim

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011, ku rezultuan mbi 1.7 milionë banorë në Kosovë./E.T

Të fundit

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

VIDEO: Kur Berisha zotohej se do largohej nëse humb zgjedhjet

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit vërtetuan dejuro urrejtjen e shqiptarëve ndaj Sali Berishës dhe axhendës së tij politike me interesa të ngushta për mbrojtjen...

Disfatë totale në zgjedhje, dorëhiqet deputeti i Partisë Demokratike

Edmond Spaho, një nga veteranët e së djathtës, do të mbesë jashtë Kuvendit të ri, pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV