Italia mposht Holandën mes emocioneve dhe siguron medaljen e vendit të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja për vendin e tretë në edicionin e tretë të Nations League, u fitua nga Italia. Kombëtarja e kaltër mposhti 2-3 Holandën në një sfidë plot emocione.

Federico Dimarco dhe Davide Frattesi (goli i paë me Kombëtaren) i dhuruan skuadrës së Roberto Mancinit avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Vendasit reaguan në të dytën dhe shkurtuan rezultatin me anë të Steven Bergwijn (68’), por Federico Chiesa riktheu Italinë në avantazh të dyfishtë katër minuta më vonë.

Wout Weghorst gjeti golin (82’), por VAR-i e anuloi për pozicion të parregullt. Tulipanët nuk u dorëzuan dhe shkurtuan rezultatin një minutë përpara fundit.

Falë një goli të bukur të Georgino Wijnaldum. Nëntë minuta shtesë u akorduan, por kampionët në fuqi të Europës i menaxhuan mirë dhe në fund festuan suksesin 2-3.

Të fundit

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Lajme të tjera

Web TV