“E kapën dhe e zhdëpën në dru”/ Irini tregon ndodhinë e çuditshme në një dasmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur e muzikës Irini Qirjako, ka ndarë me publikun një nga ekspereincat më të cudtishme që i ka ndodhur në një dasmë ku ishte e ftuar si këngëtare.

Në rubrikën “E DIELL FOLK”, këngëtarja tregoi për një dasmë që bëhej në Maqedoni dhe tradita ishte që burrat të qëndronin veç dhe gratë veç, por kur filloi të këndonte një nga këngët e saj, burrat harruan traditat dhe të gjithë erdhën tek vendi ku festonin gratë.

Ajo gjithashtu tregoi se dhëndrin e kishin nxjerrë në obërr dhe e kishin “zhdëpur” në dru.

Ervin Kurti: Meqënëse ti këndon dhe i qan ato dasma, një që të ngelur në mendje cila është?

Irini Qirjako: Më kanë ngelur në mendje shumë, por njëra është më… Në një dasmë në Maqedoni sigurisht burrat veç, gratë veç. Në shtëpi ishte dhëndri në oborrin e shtëpisë dhe e morën e ruajtën pastaj e zhdëpën në dru. Ishte dhe Maksi, burri im atje.

Tha Maksi, çfarë është kjo, çfarë bëjnë kështu?! O Maksi kanë traditat i thashë unë.  Pastaj kur shkuam tek darka gratë ishin veç jashtë dhe burrat në një ndërtesë në 60 metro tutje, sepse qëndronin të ndarë.

Filloi dasma, orkestra ishte tek gratë dhe sa fillova këngën “O te rapi more në mashkullore”, kur dëgjoj unë “pau, pau, pau”. U ngritën të gjithë burrat që ishin tek ajo ndërtesa aty erdhën të gjithë dhe me vrap, kush të më kapte më parë.

Ervin Kurti: Po ti paske prishur traditat!

Irini Qirjako: Po tani ç’të bëj unë. Nuk kisha faj unë, i harruan traditat ata (qesh)

Të fundit

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Lajme të tjera

Web TV