Lajm i mirë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ Ja kur mund të nisin negociatat me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian zhvilloi më 16 qershor takimin e fundit dypalësh të procesit të shqyrtimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për Cluster 3 të acquis të BE-së.

Procesi teknik i quajtur ndryshe si procesi “screening” është faza e parë përgatitore para hapjes se negociatave për anëtarësim në BE, për vlerësimin analitik të legjislacionit shqiptar nëse është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ekspertët nga Komisioni Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë diskutuar  mbi nivelet e gatishmërisë së vendeve dhe kanë diskutuar mbi planet e autoriteteve për të përafruar më tej me acquis të BE-së.

Grupi 3 mbi Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse përfshin transformimin dixhital dhe median, shkencën dhe kërkimin, sipërmarrjen dhe politikën industriale. Ai gjithashtu mbulon politikën sociale dhe punësimin, arsimin dhe kulturën, si dhe bashkimin doganor, politikën ekonomike dhe monetare dhe tatimet.

Tetë takime dypalëshe të shqyrtimit u zhvilluan midis zyrtarëve të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke shqyrtuar gjendjen e dy vendeve.

Hapi tjetër në shqyrtimin e grupit 3 do të jetë raporti i Komisionit Evropian për Këshillin mbi shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në këtë grup, planet e tyre për punën e ardhshme për këtë dhe mbi indikacionet paraprake të çështjeve që mund të lindin gjatë negociatave.

Të 27 shtetet anëtare duhet të vendosin me unanimitet, në bazë të propozimit të Komisionit nëse në fillim të vitit 2024 me Shqipërinë, do të nisin zyrtarisht negociatat për grup-kapitullin e parë.

Më 19 korrik 2022, Shqipëria dhe  Maqedonia e Veriut morën dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të pranimit që përfundimisht mund të çojnë në anëtarësimin në BE.

Lexo edhe :  Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

*Acquis është i ndarë në 33 kapituj negociues, të grupuar në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me bekimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV