Misteret e gruas në video me Gjicin/ E papunë dhe e trajnuar për përgjime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adriatik Doci

Gruaja u shfaq në videon intime me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe mediave. Nga verifikimet që ka kryer Shqiptarja.com rezulton se 40-vjeçarja e lindur në Berat dhe banuese në Durrës, nuk ka asnjë pasuri të luajtshme apo të paluajtshme në emrin e saj.

Gruaja që filmoi Safet Gjicin në një kamer të fshehtë, pasi e joshi seksualisht në zyrën e tij, në 26 korrik 2021, gruaja e videos ka themeluar kompaninë ACM21 me objekt ‘konsulencë për bizneset e treta’, me vendodhje në Farkë, Tiranë. Nga verifikimet, rezulton se kompania e gruas më të komentuar në Shqipëri, ka zero aktivitet, pra kemi të bëjmë me një biznes fantazmë.

Gruaja rezulton e papunë. Nuk figuron si e punuar as në sektorin privat dhe as publik. Gjithashtu, mësohet se 40-vjeçarja, vitin e kaluar, ka ndjekur një kurs në Tiranë, për të mësuar teknikat e spiunazhit, përdorimin e pajisjeve të përgjimit, gjurmimin e makinave dhe mbikëqyrjen kompjuterike. Me sa duket, aftësitë e fituara në këtë trajnim, i ka përdorur në rastin e Safet Gjicit. 40-vjeçarja mësohet se herë pas here bashkëpunonte me ndonjë emision investigativ si dhe me Shërbimin Informativ Shtetëror, si e infiltruar.

Gruaja, e cila deri më tani rezulton se nuk ka përfituar para publike, ka një pasion për qentë dhe kujdesin ndaj tyre. Jo zyrtarisht thuhet se ishte pjesë e një shoqate për mbrojtjen e qenve. Nuk dihet nëse Safet Gjici ishte shënjestra e parë apo e radhës për gruan në fjalë. Por, ka dyshime të forta se pas zonjës mund të fshihet një skenar shantazhi dhe zhvatje nga segmente kriminale, korrupsioni dhe politike. Pikërisht ky skenar po hetohet nga SPAK pas nisjes së hetimeve kryesisht, për shkak se Gjici është subjekt i SPAK-ut.

Lexo edhe :  "Nuk jam më deputet"/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Nëse SPAK do të dokumentojë elemente të shantazhit dhe zhvatjes, gruaja rrezikon më shumë se sa Safet Gjici, sa i takon pasojave penale. Ndërkaq, Safet Gjici mund të akuzohet nga SPAK vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, për shkak se raportin intim me zonjën e ka konsumuar në zyrën e shtetit.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV