Paratë të bëjnë më të lumtur? Shkenca e ka një përgjigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë para të fituara, i bëjnë njerëzit më të lumtur. Kështu thotë një studim i publikuar së fundmi në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA.

Dy studiues nga Universiteti Penn dhe Princeton, Daniel Kahneman, fitues i çmimit Nobel për ekonomi dhe Matt Killingsworth, ekspert në studimet mbi lumturinë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të kryer hulumtimin.

Para se të nisnin studimin, të dy kishin teza të ndryshme.

“Për Kahneman korrelacioni mes parasë dhe lumturisë kapte vlerën deri në 100 mijë euro, ndërsa për Killingsëorth, tavani prej 100.000 euro nuk ekzistonte dhe me rritjen e të ardhurave vjetore, niveli i lumturisë gjithnjë rritej”, shpjegon Lorenzo Dornetti, CEO i Neurovendita, një kompani private e neuroshkencës.

Studimi që bënë së bashku vërtetoi se të dy kishin të drejtë, ndërsa në përfundim arritën në tre gjetje për lidhjen që ekziston mes parasë dhe lumturisë.

E para është se efekti i tavanit prej 100.000 euro në vit ekziston për 15% të popullatës më të pakënaqur. Për ata që përjetojnë shqetësime emocionale, paratë prodhojnë vetëm efekte pozitive deri në këtë shumë dhe më pas bëhen më pak të rëndësishme.

Rezultati i dytë është se në vend të hipotezës së Kahneman për 60% të popullsisë që regjistron nivele lumturie midis mesatares dhe së mirës, ​​efekti i tavanit nuk ekziston: sasitë më të mëdha të parave në dispozicion çojnë në nivele më të larta lumturie.

Zbulimi i tretë ka të bëjë me 25% të popullatës super të lumtur: rritja e lartë e të ardhurave për ta prodhon nivele të larta mirëqenieje.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV