“U kërcënua, nuk e lanë as të largojë fëmijën ”/ Artan Hoxha zbulon telefonatën e Alma.K

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me skandalin e videos erotike dhe shtetasen Alma K.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi se A.K është kërcënuar dhe ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet.

Hoxha tha se nuk ka marrë mbrojtje dhe nuk i është lejuar të nxjerrë as fëmijën jashtë shtetit.

Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo është kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje.

Ka tentuar të çojë fëmijën e vet te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar.

Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky proces është i dështuar. Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit.

Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot”, deklaroi Hoxha.