A duhet Shqipëria të prishë marrëveshjen me muxhahedinët? Ja si përgjigjet Yuri Kim

Një ditë pas tensioneve në kampin e MEK në Manëz, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar lidhur me ngjarjen që ndodhi një ditë më parë, ku nga aksioni policor pati të plagosur në radhët e efektivëve dhe iranianëve.

Ambasadorja tha se Shqipëria do të ketë mbështetjen e SHBA-ve nëse vendos të prishë marrëveshjen me MEK.

Yuri Kim: Është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare, por një gjë është e qartë. Mbështesim të drejtën e Shqipërisë për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj.

Ka terma të caktuara që zbatohen për cdo mysafir në vendin tuaj, dhe këto duhet të zbatohen prej tyre.