Është ngadalësuar progresi drejt barazisë gjinore, ja ku renditet Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raporti Global i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, i publikuar më 20 qershor, tregon se barazia gjinore është kthyer në nivelet që ishte globalisht para pandemisë COVID-19, por thekson se ritmi i progresit është ngadalësuar.

Sipas këtij raporti, vendet në mbarë botën kanë bërë progres vetëm për 0.3 për qind gjithsej në krahasim me vitin paraprak. Kjo ka bërë që viti kur kjo agjenci pret që të arrihet barazi gjinore të mbetet viti 2154.

Kosova nuk listohet në mesin e 146 vendeve në radhitjen e vendeve për barazi gjinore.

Nga vendet e rajonit, Shqipëria qëndron më së miri, e radhitur e 17-ta. Serbia radhitet e 38-ta, Mali i Zi i 69-ti, Maqedonia e Veriut e 73-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 86-ta.

Listën e kryesojnë Islanda, Norvegjia e Finlanda, ndërsa në fund të kësaj liste radhiten Algjeria, Çadi dhe Afganistani.

Arritjet më të mëdha gjatë vitit 2023 janë shënuar në fushën e arsimit, ku 117 nga 146 vendet e radhitura në këtë indeks kanë mbyllur të paktën 95 për qind të hendekut të barazisë gjinore. Në anën tjetër, fuqizimi politik qëndron dukshëm më keq, edhe në krahasim me barazinë gjinore në pjesëmarrjen ekonomike.

Barazia është avancuar për vetëm 4.1 përqind që nga botimi i parë i këtij raporti në vitin 2006. Me kalimin e kohës, intensiteti i përmirësimit është ulur dhe për këtë arsye vlerësohet se për arritjen e barazisë gjinore do të duhen edhe 131 vjet.

Specifikisht, për arritje gjinore në fushën e ekonomisë vlerësohet dhe do të duhen 169 vjet, ndërsa për barazinë politike 162 vjet, vlerësuar nga normat aktuale të progresit.

“Përderisa ka pasur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në nivelet para pandemisë, gratë vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të krizës aktuale të kostos së jetesës dhe ndërprerjeve të tregut të punës”, tha Saadia Zahidi, drejtore menaxhuese e Forumit Ekonomik Botëror.

Lexo edhe :  Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

“Ne nuk mund të lejojmë ta humbasim vrullin në pjesëmarrjen ekonomike të grave”, shtoi ajo.

Raporti Global i Hendekut Gjinor, që së fundi publikoi edicionin e 17-të, shënon evolucionin e hendekut të barazisë gjinore në katër fusha: pjesëmarrjen ekonomike, arritjet arsimore, shëndetësu dhe mbijetesë, si dhe fuqizim politik./Rel

Të fundit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës: Sulmi ndaj News24, alarm kombëtar

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD) ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndan News24. “Censura është...

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së naftës, me një jetë personale...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Lajme të tjera

Web TV