Raporti i INSTAT/ Krifca: Rritje dyshifrore e eksporteve bujqësore në vlerë dhe në sasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Statistikat zyrtare konfirmojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca iu referua raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT gjatë kësaj jave, sipas të cilit, “eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj 2023 dhe periudhën Janar-Maj 2023 (5M 2023) shënojnë rritje dominante në grupmallrat “Ushqim, pije, duhan””.

Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.

Sipas statistikave gjatë 5-Mujorit (Janar-Maj 2023) eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3% në sasi (nga 145.5 mijë ton në 5M 2022, në 162 mijë ton në 5M 2023) dhe rritje +15.3% në vlerë (nga 20.32 mld lekë në 5M 2022, në 23.44 mld lekë në 5M 2023).

Në maj sektori i bujqësisë iu rikthye rritjes së shpejtë të eksporteve, që u zgjeruan me 24.6%.

INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit Maj 2023 eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje respektivisht me +26.5% në sasi (nga 41.6 mijë ton në Maj 2022, në 52.6 mijë ton në Maj 2023) dhe +24.6% në vlerë (nga 5.24 mld lekë në Maj 2022, në 6.53 mld lekë në Maj 2023).

Ministrja Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas falë përpjekjes dhe punës së palodhshme të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.

Lexo edhe :  Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

“Politikat e duhura kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve  që ka forcuar pozicionin “made in Albania” në tregjet e eksportit, duke na sjell më afër me përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje, se sot eksportet bujqësore shqiptare, shkojnë në 78 shtete të botës.

Të fundit

Netanyahu: Ata i qëllojnë gratë thjesht se i kanë flokët e zbuluara

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Fox News të dielën se ai nisi sulmet ajrore kundër Iranit për të...

Trump: Përfshirja ime në konfliktin Izrael-Iran është e mundur

Presidenti amerikan, Donald Trump pranoi se përfshirja e SHBA-së në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit është një mundësi, gjatë një interviste telefonike me televizionin...

Dalin raportimet e para: Mbi 400 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Iran

Të paktën 406 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në Iran, tha një grup për të drejtat e njeriut. Sipas mediave të huaja, aktivistët e...

Cilat janë “gabimet e marra” që bëri Biden për Kosovën?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përmendur ditën e sotme çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në rrjetet sociale,...

Izraeli sulmon aeroportin në verilindje të Iranit

Sulmet mes Izraelit dhe Iranit nuk kanë të ndalur. Ushtria Izraelite së fundmi ka bërë me dije se kanë goditur një avion iranian të...

Lajme të tjera

Web TV