Trajneri moldav flet për përmbysjen ndaj Polonisë: Ja çfarë i thashë lojtarëve në pushim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moldavia mund të konsiderohet padyshim si surpriza e raundit të katërt kualifikues për Euro 2024. Në kuadër të Grupit E, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, moldavët triumfuan me përmbysje me shifrat 3-2 teksa pas sfidës, tekniku i Moldavisë, Serghei Cleșcenco theksoi se nuk e priste që të fitonin ndeshjen ndërsa zbuloi se në pushimin e ndeshjes teksa ishin duke humbur me shifrat 0-2, i tha lojtarëve të luanin pa presion pasi nuk kishin çfarë të humbnin.

“Të them të vërtetën as nuk e prisnim një fitore ndaj Polonisë. Pjesa e parë nuk ishte e mirë dhe ishim shumë pranë katastrofës, por në pjesën e dytë ishim më mirë se kundërshtari. Shënuam të parin dhe më pas “oreksi vjen duke ngrënë”. Menduam se mund të merrnim barazimin, por të fitonim ishte e mrekullueshme.

Në pushim ju thashë djemve se nuk kishin më asgjë për të humbur dhe se kërkova që t’i ushtronim presion lart kundërshtarëve. Ishim më bashkëpunues në fushë se Polonia dhe të gjithë besuam te forcat tona. Na erdhi keq për ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe lojtarët kërkuan të reagonin pas asaj humbje”, u shpreh Cleșcenco. Pas këtij trepikëshi, Moldavia është në vendin e tretë të Grupit E me pesë pikë një më pak se Shqipëria e vendit të dytë.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV