Kompania që prodhoi nëndetësen “Titan” shpall të vdekur 5 miliarderët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania OceanGate ka shpallur të vdekur pesë personat të cilët humbën gjurmët që prej mbrëmjes të së dielës me nëndetësen “Titan” në Oqeanin Paqësor.

Përmes një deklarate zyrtare, kompania me keqardhej të plotë, pas katër ditësh kërkime ka lajmëruar se CEO i OceanGate Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht humbën jetën teksa po përpiqeshin të eksploronin mbetjet e Titanikut.

“Tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur.

Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë aventure dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision.

Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre për të gjetur këta pesë eksplorues dhe ditët dhe netët e tyre të punës së palodhur në mbështetje të ekuipazhit tonë dhe familjeve të tyre. Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det. Me respekt kërkojmë që të respektohet privatësia e këtyre familjeve në këtë kohë më të dhimbshme”, thuhet në deklaratën e plotë të kompanisë.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV