Parashikimi i zymtë i FMN: Mund të rikthehet kriza e energjisë elektrike në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia e Shqipërisë ka treguar elasticitet përballë goditjeve të njëpasnjëshme, megjithatë situata është ende e pasigurt.

Ky është përfundimi në të cilin arriti ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i udhëhequr nga Anke Weber, pas një vizite disaditore në Shqipëri.

“Ekonomia shqiptare ka tejkaluar pritshmëritë në vitin 2022, duke u rritur me 4.8 për qind, si pasojë e kërkesës së fortë për konsum, flukseve hyrëse të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit.

Rritja pritet të zbutet këtë vit në rreth 3 për qind, si rezultat i rritjes së ngadaltë të partnerëve tregtarë dhe kushteve më të shtrënguara financiare.

Besimi i qëndrueshëm i konsumatorëve dhe turizmi do të mbështesin aktivitetin e këtij viti. Inflacioni ka qenë gradualisht në rënie, por mbetet mbi objektivin e Bankës Qendrore”, tha Anke Weber.

Mirëpo ecuria e ekonomisë shqiptare mund të përkeqësohet në vazhdim, sipas FMN-së, nëse lufta përshkallëzohet dhe rikthehet kriza e energjisë.

“Në perspektivë, kemi ende pasiguri të lartë. Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm që ndikon në prodhimin e energjisë elektrike mund të rikthejnë goditjet e furnizimit.

Nga ana pozitive, ekonomia mund të rezultojë përsëri më elastike se sa pritej, ndihmuar nga një vrull i fortë në turizëm”, u shpreh Anke Weber.

Misioni i FMN-së vlerësoi si të duhur ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të rikthyer në objektivin prej 3% inflacionin.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV