test

Ja parashikimi i motit për natën e ndërrimit të viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm tre ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve. Për të gjithë ju që po bëni plane se si do festoni, një darkë të ngrohtë në shtëpi, apo në restorant, Anira Gjoni na njeh me parashikimin e motit për natën e ndërrimit të viteve.

Ekspertja nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se temperaturat do të jenë të ngrohta, ndërsa priten reshje lokale pasditen e 31 dhjetorit, kryesisht në zonat malore.

“Temperaturat do vazhdojnë përgjatë këtyre ditëve të jenë në të njëjtat vlera, nesër presim minimalet të zbresin 7 gradë, maksimale 18 gradë. Gjatë këtyre ditëve, deri me datë 31 presim të jemi rreth këtyre vlerave. Mor i qëndrueshëm, me temperatura të ngrohta për stinën e dimrit. Natën e ndërrimit të viteve, pritet që të kemi reshje të dobëta lokale në formën e shiut, por jo problematike. Edhe në kryeqytet mund të përfshihet pak, por kryesisht zonat malore. Në lartësitë mbi 1 mijë metër mund të jenë të kombinuara edhe me reshje bore”, tha Gjoni.

Ndërkohë, sa i takon muajit janar, Gjoni tha për Report Tv se do jetë një muaj më i ngrohtë se temperaturat mesatare.

“Do kemi rritje prej 2 gradësh me datë 1, do jenë temperatura të ngrohta për fundvitin. Janari presim që të jetë një muaj më i ngrohtë se mesataret normale, do jetë i shoqëruar më reshje. Do jenë pak a shumë në vlerat e dhjetorit, mbase edhe 2 gradë më shumë”, tha Gjoni./e.t

Të fundit

Rotacion masiv te Spanja, De La Fuente provon lojtarë ndaj Shqipërisë

Spanja do të përballet me Shqipërinë të hënën në orën 21.00, në ndeshjen e vlefshme për Europianin. Nëse për...

Media gjermane “BILD”: Zbuloni gjithçka rreth kulturës së vendit mesdhetar, Shqipërisë

Thesare historike, peizazhe idilike, vende fetare: Shqipëria ka gjithçka për të ofruar, shkruan Emily Pradel në një artikull të botuar në të përditshmen gjermane...

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush

Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë...

Do të jetë pjesë e një edicioni të ri? Ja çfarë zbulon Egla Ceno

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top...

Poeti Agim Doçi pëson hemoragji cerebraleWe

Kompozitori dhe tekstshkruesi, Agim Doci ka pësuar hemorragji cerebrale, ku për pasojë është shtruar në Shërbimin Neurovaskular. Doçi u referua në QSUT nga Spitali Bashkiak...

Lajme të tjera

Web TV