Shqipëria, e fundit në Evropë për bujqësinë organike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, me rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga 2% që është mesatarja europiane), por nuk ka arritur që të zhvillojë bujqësinë organike, e cila do ti sillte vlerë të shtuar sektorit.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria kishte vetëm 1097 hektarë sipërfaqe totale organike, që në raport me sipërfaqen totale përkatëse të punueshme është më e ulëta në Europë, me rreth 0.09%, nga gati 10% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Shtetet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndonëse kanë një peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomi kanë një sipërfaqe më të lartë të bujqësisë organike.

Në Maqedoninë e Veriut, sipërfaqja totale organike (e konvertuar plotësisht, ose në proces konvertimi) në vitin 2021 ishte 7794 hektarë (rreth 0.61% e totalit) dhe në Mal të Zi ishte 4404 hektarë (1.72% e totalit).

Sipas Eurostat, sipërfaqja e përdorur për prodhimin bujqësor organik në BE, vazhdon të rritet.

Ajo u zgjerua nga 14.7 milion hektarë (ha) në 2020, në 15.9 milion ha në 2021, ekuivalente me 9.9% të sipërfaqes totale bujqësore të shfrytëzuar në BE (utilised agricultural area, UAA).

Midis 2012 dhe 2021, sipërfaqja e përdorur për bujqësi organike, u rrit pothuajse në të gjitha vendet e BE-së.

Zona pothuajse u katërfishua në Portugali (+283%) dhe Kroaci (+282%), normat më të mprehta të rritjes brenda BE-së. Ajo gjithashtu u rrit me shpejtësi në Francë (+169%) dhe gjithashtu u dyfishua në Hungari (+125%) dhe Rumani (+101%).

Përqindjet më të larta të zonave të bujqësisë organike, brenda totalit të UAA ishin në Austri (26% në 2020), Estoni (23% në 2021) dhe Suedi (20% në 2021).

Lexo edhe :  Shqiptarët, të parët në Evropë për makina luksoze! Mbizotërojnë Benzi, BMW dhe Audi

Në të kundërt, pjesa e zonave me bujqësi organike ishte nën 5% në gjashtë vende të BE-së në vitin 2021, me përqindjet më të ulëta në Bullgari (1.7%) dhe Maltë (0.6%)./Monitor/

 

Të fundit

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat...

Lajme të tjera

Web TV