“Ose i kalon Kosovës, ose…”/ Analisti: Ja si mund të zgjidhet çështja e Veriut

Teksa gazetarja Esmeralda Mulaj po moderonte debatin dhe falënderoi të ftuarit në lidhje live, Krasniqi e ndërpreu duke shtuar se çështja e veriut të Kosovës po merr zgjidhje.

“Përtej asaj që po shihet në opinionin publik gjërat janë më thellë sepse po e them edhe njëherë, përfundimisht po zgjidhet çështja e veriut të Kosovës.

Ose do t’i kthehet Serbisë, ose do t’i ngelet Kosovës në sovranitetin e plotë. Me marrëveshje nuk kryhet kjo punë. Serbia nuk e pranon Kosovën në këto kondita që po i paraqet Bashkimi Europian,” – u shpreh Krasniqi.