Publikohen pamjet/Ja si u grabit shuma e madhe e parave në një pikë transfertash në Astir

Një pikë këmbimi valutor, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re u grabit mëngjesit e sotëm nën kërcënimin e armës.

Sipas informacioneve  paraprake, autori ende i paidentifikuar arriti që të merrte rreth 40 mijë euro.

Siç shihet në videon e bërë publike nga BW, autori sapo gjen derën e Exchange hapur, hyn me shpejtësi brenda ku ishin dy punonjëse, dhe pasi i kërcënon ato dhe shtyn njërën prej tyre, merr disa para dhe i fsheh në trup.

Ndërkohë, duke i kërcënuar me armë, ai kontrollon sirtarët për të tjera para, ndërsa një prej vajzave ulet përtokë e tmerruar.

Pasi merr paratë, autori, që është veshur me kostum të zi dhe në fytyrë mban një maskë anti-covidi, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.