Rama: Gati skena e qëndisur e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festivali Folklorik Kombëtar 2023, nis sot në kalanë e qytetit të Gjirokastrës, në një skenë të hapur për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video me pamje nga skena e këtij festivali, ku do të ngjiten 1200 artistë.

“Gati skena e qëndisur për të pritur 1200 artistët e Festivalit Folklorik Kombëtar që nis sot në Gjirokastër”, u shpreh Rama, teksa theksoi se hyrja është e lirë në të gjitha ditët e festivalit.

Për më shumë se një javë, Gjirokastra do të jetë qyteti më turistik dhe kulturor, i hapur për të gjithë grupmoshat për të mirëpritur çdo artdashës, vizitor në kalanë historike dhe përgjatë gjithë qytetit përmes aktiviteteve të shumta dhe muzikës së Festivalit Folklorik Kombëtar.

Në Gjirokastrën e bukur dhe turistike, artistë nga i gjithë vendi, diaspora e më gjerë do të performojnë përgjatë 8 netëve në këtë qytet.

Risia e këtij festivali do të jetë numri i madh i të rinjve që do të interpretojnë.

Të rinjtë do të emocionojnë me performancat e tyre në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër duke dëshmuar se sa brezat e rinj e duan dhe e përqafojnë muzikën folklorike

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV