Kujdes! Këto janë sëmundjet më të shpeshta gjatë verës, si mund të shmagni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera tashmë ka nisur me temperatura të larta të cilat mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj mjekët sugjerojnë shmangien e orëve të pikut.

Ja disa nga sëmundjet më të zakonshme në stinën e nxehtë:

1. Goditja nga i nxehti

• Goditja nga i nxehti ose hipertermia ndodh si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta. Simptomat e goditjes nga i nxehti përfshijnë: temperaturë mbi 39?C, lëkurë e kuqe e thatë, të përzjera, alternime të koshiencës, të dridhura të forta të trupit, dhimbje koke.

2. Helmimi nga ushqimi

• Helmimi nga ushqimi ndodh nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar. Moti i ngrohtë dhe i lagësht ofron një mjedis pjellor për rritjen e baktereve të cilat pas hyrjes në trupin e njeriut shkaktojnë dhimbje stomaku, të përziera, diarre ose të vjella.

3. Dehidratim

• Një nga problemet më të shpeshta në verë për shkak të djersitjes së shtuar. Kujdes, humbja e lëngjeve duhet të zëvendësohet për funksionimin normal të trupit.

4. Lija e dhenve

• Një nga sëmundjet më të shpeshta të verës. Simptomat e zakonshme përfshijnë flluska, kruajtje të lëkurës, skuqje, temperaturë të lartë, humbje të oreksit dhe dhimbje koke.

5. Tifoja

• Transmetohet nga uji përmes rrugëve orofekale. Simptomat më të zakonshme përfshijnë temperaturë të lartë, lodhje, dobësi, dhimbje barku, dhimbje koke dhe humbje oreksi.

6. Djegia nga dielli

• Shkaktohen nga rrezet ultraviolet (UV) të diellit që dëmtojnë qelizat e lëkurës. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit të dëmshëm UV mund të çojë në skuqje të dhimbshme në lëkurë.

7. Skuqje nga nxehtësia

• Ka ngjyrë të kuqe ose rozë që shfaqet në zonat e trupit që janë të mbuluara me veshje dhe është më e zakonshme tek fëmijët. Ndodh kur kanalet e djersës bllokohen dhe fryhen, dhe shfaqet si pika ose puçrra të vogla në lëkurë. Shpesh shkakton siklet dhe kruajtje.

Të fundit

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV