Klubi i Milanit suprizon kampionët e Superligës së Kosovës: “Nder dhe kënaqësi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani ka dominuar futbollin në Kosovë në dy vitet e fundit. Duke fituar dy titujt e parë kampion në histori. Skuadra e Ilir Dajës shkroi edhe historinë sezonin e kaluar, duke u kthyer në skuadrën e parë dardane që kualifikohet në një kompeticion evropian (Conference League).

Klubi nga Theranda ka marrë dy urime të veçanta për fitimin e titullit kampion. Nga Milani, skuadra historike dhe ikonike e futbollit botëror. Dhe Dinamo Zagreb, rekordmenët e futbollit kroat.

356431713_731864458946435_1672783119277282218_n.jpg

“Të dashur tifozë

Kemi kënaqësinë që dy klube me traditë të futbollit evropian, na ka dërguar telegrame urimi, me rastin e triumfit për të dytin vit me radhë, në Superligën e Kosovës në futboll.

Është nder i madh për ne që të përgëzohemi prej njërit nga klubet më të trofeshëm dhe ikonik në botë, AC Milan.

Njëkohësisht duke qenë se jemi në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve, të marrësh një urim nga gjiganti i dytë për nga titujt në histori të Champions League, është motiv shtesë për secilin prej nesh.

Që të japim gjithçka nga vetja, të paraqitemi sa më denjësisht në Evropë. Njëjtë, me nder e kënaqësi, kemi pranuar telegramin edhe nga klubi që ka shkruar historinë në futbollin e Kroacisë, Dinamo Zagreb.

356709480_731864462279768_7667445709343041764_n.jpg

Madje për ne kjo ka një peshë shumë të madhe, jo vetëm për lidhjet tona historike me popullin kroat, por edhe si një klub shembull që punon dhe nxjerrë talente të jashtëzakonshëm, të cilët pushtojnë klubet më të mëdha në botë.

Faleminderit dhe shumë respekt nga FC BALLKANI”, lexohet në postimin zyrtar të kampionëve të futbollit dardan.

Shorti i raundit të parë kualifikues në Champions League, vendosi Ballkanin përballë Ludogorets Razgrad, kampionët e Bullgarisë.

Të fundit

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme,...

31 korrik 1948 – Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

Më 31 korrik 1948, përfundimisht u fundos anija luftarake USS Nevada (BB-36), një ndër më të famshmet në historinë e Marinës së Shteteve të...

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam...

Erion Veliaj i bëri 7 pyetje/ Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi...

Fier/ Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në fshatin Sopës, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas njoftimit zyrtar nga...

Lajme të tjera

Web TV