Kryengritja mori fund – Kthesë në luftën për pushtet në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i trupës, Wagner, Prigoshin bie në ujdi me Moskën. Perëndimi i ndjek me vëmendje zhvillimet në Rusi. Kancelari, Olaf Scholz po “informohet në vazhdimësi”, tha zëdhënësi i qeverisë. Ujdi me Kremlinin. Në një audiomesazh, kreu i trupës Wagner, Jevgeni Prigoshin u shpreh të shtunën në mbrëmje, se u ka kërkuar trupave të tij të tërhiqen. Marshimi drejt Moskës u ndal. Prigoshin tha, se do të ndalë kështu gjakderdhjen, shkruan tagesschau. Edhe zyra presidenciale bjelloruse ka bërë të ditur, se Prigoshin është gati të ndalë marshimin drejt Moskvs. Konflikti i Kremlinit me trupat Wagner u kthye në një luftë të pashembullt për pushtet të shtunën. Sipas të dhënave ruse, trupat Wagner ndodheshin deri në rajonin Lipezk, 400 km larg Moskës. Duket se Moska përgatitet për përballjen pas rebelimit të kreut të trupës Wagner kundër lidershipit të Moskës. Ushtarë të armatosur kanë zënë pozicione në jug të kryeqytetit rus, ndërkohë kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobjanin deklaroi ditë hënën ditë pushimi “për të minimizuar rreziqet” dhe bëri thirrje për të mos dalë në qytet. Kreu i trupës, Wagner kundërshtoi të shtunën fjalimin e Putinit. Vendi qëndron pas nesh, tha ai në një audiomesazh. Ndërkohë të shtunën kreu i shërbimit të jashtëm sekret, SWR e deklaroi të dështuar përpjekjen përpjekjen për puç ushtarak. Sergeh Naryshkin tha, se është e qartë që përpjekja për lufte vrastare civile dhe destabilizimin e shoqërisë ka dështuar, sipas agjencisë ruse, Tass. Qeveritë europiane po e ndjekin me vëmendje konfliktin e hapur në Rusi. Të shtunën presidenti Bide, u konsultua në telefon me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, kancelarin Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Politikanët theksuan mbështetjen për Ukrainën. Qeveria gjermane bën të ditur, se po i ndjek me vëmendje të madhe zhvillimet në Moskë. “Ne po e ndjekim shumë vëmendshëm atë që po ndodh në Rusi”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane. Kancelari, Olaf Scholz po “informohet në vazhdimësi”, tha zëdhënesi i qeverisë gjermane. Ai iu referua gjendjes në Rusi, si “vërtet dinamike” dhe “në këtë kontrkst vëzhfojmë me vëmendje dhe koordinohemi me aleatët tanë më të ngushtë”. Scholz nuk planifikon asnjë deklaratë për momentin. Nga Parisi zyrtar bëhet e ditur po ashtu, se edhe presidenti Macron po e ndjek me shumë vëmendje gjendjen aktuale në Rusi. Edhe Polonia bën të ditur se po e monitoron situatën në Rusi. Kështu u shpreh presidenti polak, Andrzej Duda. Ministria britanike e Mbrojtjes në një paralajmërim udhëtimi të aktualizuar bën fjalë për rrezik trazirash në të gjithë Rusinë. “Ka raportime për tensione ushtarake në rajonin Rostov dhe rrezik trazirash në të gjithë vendin.”

Lexo edhe :  Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

Fjalimi i Putinit

Një një fjalim televiziv të shtunën (24.06.) drejtuar popullit rus, Vladimir Putin ka pranuar bllokadën e objekteve të rëndësishme në qytetin jugor rus, Rostov dhe se situata është e vështirë. Në Rostov gjendet shtabi qendror i ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë. “Faktikisht puna e organeve civile dhe ushtarake është bllokuar”, tha Putin. Ai bëri fjalë për ndëshkimin e përgjegjësve pas thirrjes për kryengritje të armatosur të rekrutëve të trupës Wagner. Trupat e armatosura kanë marrë urdhrin për të vepruar ndaj atyre që kanë organizuar kryengritjen, tha Putin në fjalim të shtunën. Presidenti rus akuzoi trupat Wagner si “tradhtarë” që do të ndëshkohen pa vonesë. Kryengritja e trupës Wagner është “kërcënim vdekjeprurës” për Rusinë tha presidenti rus, i cili theksoi, se nuk do të lejojë një luftë civile në Rusi. Ai iu drejtua rusëve për unitet dhe e cilësoi thirrjen për kryengritje një “thikë pas shpine” për Rusinë. Putin e akuzoi Prigoshin, që ka qenë një i besuar prej kohësh i Putinit, se për shkak të një ambicie të tejskajshme po tradhton vendin e tij.

Kina mbështet Kremlinin pas incidenteve

Rusia ka thënë të dielën se Kina ka dërguar mesazh mbështetjeje për udhëheqësinë e Rusisë, në përpjekjet për ta stabilizuar situatën e brendshme. Këto komente kanë ardhur pas ndërprerjes së rebelimit të grupit mercenar rus Wagner brenda Rusisë. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, ka mbajtur takime të dielën në Pekin për “çështje ndërkombëtare”, pas sfidës më serioze me të cilën është përballur presidenti rus, Vladimir Putin, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. “Pala kineze ka shprehur mbështetje për përpjekjet e udhëheqësisë së Federatës Ruse për ta stabilizuar situatën në shtet, lidhur me ngjarjet e 24 qershorit, dhe konfirmon interesat e saj në forcimin e kohezionit dhe prosperitetit të Rusisë”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse. Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë thjesht se Rudenko ka biseduar me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang për marrëdhëniet kinezo-ruse si dhe për “çështje rajonale dhe ndërkombëtare”. Është e paqartë se kur ka arritur Rudenko në Pekin, aleatin kyç të Moskës, dhe nëse vizita e tij ka qenë përgjigje ndaj rebelimit të grupit Wagner. Rebelimi është ndërprerë të shtunën, pas arritjes së një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bjellorusia që parasheh shkuarjen e shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi dhe kthimin e luftëtarëve nëpër baza./ REL

Të fundit

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Lajme të tjera

Web TV