Largimi i Brozovic mund ti hap “derën” Asllanit, por trajneri Inzaghi preferon Mkhitaryan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i Brozovic drejt Arabisë Saudite është një “asist” i vërtetë për Kristjan Asllanin, të paktën kështu shihet në letër. Më fund, ylli kuqezi mund të ketë minutat që aq shumë i duhen në radhët e ekipit zikaltër, por më parë duhet kuptuar nëse Inter do të lëviz në merkato për të gjetur një zëvendësues për kroatit. Mediat italiane shkruajnë se me largimin e Brozovic, Inzaghi do t’i besojë rolin e regjisorit Hakan Calhanoglus, një rol me të cilin turku shkëlqeu gjatë mungesës së gjatë të Brozovic.

Me skemën 3-5-2 që aplikon Inzaghi, në mesfushë vendin e sigurt e kanë Calhangolu dhe Barella ndërsa fanella tjetër e titullit do të diskutohet ndërmjet Asllanit dhe Henrikh Mkhitaryan. Në më shumë se një herë gjatë sezonit të fundit, Inzaghi konfirmoi se më shumë i beson eksperiencës së armenit se sa talentit të Asllanit. Në sezonin që u mbyll, Asllani u aktivizua vetëm në 29 ndeshje, por pjesën më të madhe si zëvendësues, kundrejt 49 ndeshjeve të Mkhitaryan prej të cilave 63% si titullar, 5 gola dhe 2 asiste.

Të fundit

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

5-0 për të na zbritur me këmbë në tokë! Europa nuk të fal…!

Nga ERVIN BAKU "Kujdes euforinë", shkruaja 10 ditë më parë. Isha ndër shumë të paktët syresh, në mos i vetmi... Egnatia shkoi në Islandë me...

Lajme të tjera

Web TV