Nxehtësia e tepërt dëmton kujtesën dhe aftësinë e arsyetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur mendojmë për valët e të nxehtit tipike të muajve të verës dhe ndikimin e tyre në trup, imagjinojmë rënie të presionit të gjakut, dhimbje koke, marrje mendsh, shkruan focus.it.

Një studim i Shkollës së Shëndetit Publik T.H Chan të Universitetit të Harvardit eksploron këtë aspekt, duke u fokusuar në një nga kategoritë që konsiderohen më pak “të rrezikuara”: të rinjtë.

Studentët që qëndrojnë në konvikte pa ajër të kondicionuar kanë performancë më të dobët njohëse pas zgjimit sesa ata që flenë në një vend të freskët.

Studimi nxjerr në pah pasojat negative të nxehtësisë në ambiente të mbyllura në tru dhe funksionimin e tij në një grup të rinjsh të shëndetshëm.

Ekipi krahasoi dy grupe me përkatësisht 24 dhe 20 studentë, të cilët jetonin në dy konvikte të ndryshme të Bostonit, duke i studiuar gjatë një vale të nxehtë – një seri ditësh të njëpasnjëshme të karakterizuara nga temperatura jashtëzakonisht të larta edhe për sezonin e verës.

I pari qëndroi në një konvikt të viteve 1990 me kondicioner qendror, i dyti në strukturat e viteve 1930-1950 pa kondicioner dhe me pak dritare në çdo mur.

Të gjithë pjesëmarrësit nuk kishin probleme shëndetësore dhe nuk përdornin alkool.

Studimi zgjati 12 ditë radhazi në verën e vitit 2016: 5 temperatura të përputhshme me stinën (mesatarisht 20,4°C), 5 valë të nxehti (temperaturat mesatare të jashtme 33,4°C) dhe dy temperatura në ulje (mesatarisht 28,1 °C).

Me t’u zgjuar, djemtë duhej të kryenin disa teste në celularët e tyre: e para në të cilën duhej të dallonin saktë ngjyrën e disa fjalëve – për të testuar shpejtësinë e përgjigjes dhe aftësinë për t’u fokusuar në stimujt përkatës, në prani të shpërqendrimeve, dhe e dyta bazuar në një sërë pyetjesh aritmetike, për të testuar kujtesën.

Lexo edhe :  Reperi i njohur shqiptar: Gratë kanë marrë kot, ja ç’më tha njëra në parkim

Gjatë valës së të nxehtit, ata që pushonin në ndërtesa me ajër të kondicionuar ishin jo vetëm më të shpejtë për t’u përgjigjur, por edhe më të saktë.

Për studiuesit, rënia lidhet me faktorët mjedisorë (të tillë si zhurma për shkak të dritareve të hapura) dhe faktorët fiziologjikë (cilësia e ulët e gjumit për shkak të nxehtësisë, hidratimi i dobët).

Rezultatet e studimit do të duhet të merren parasysh, në një botë të karakterizuar nga efektet e ngrohjes globale dhe ku përdorimi masiv i sistemeve të ajrit të kondicionuar vetëm sa përkeqëson emetimet e gazeve serrë.

Të fundit

Rreth 520 miliardë euro shpenzime, Gjermania rrit fondet për ushtrinë dhe infrastrukturën

Kabineti qeveritar gjerman miratoi të mërkurën një projektbuxhet për vitin 2026, thanë burime qeveritare, duke hapur rrugën për të...

Cunami në Japoni shënon viktimën e parë, një grua humb jetën teksa po i largohej dallgëve

Një grua humbi jetën në Japoni teksa përpiqej të largohej nga zona bregdetare e goditur nga cunami. Në Japoni, paralajmërimet për cunami u dhanë...

Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Këngëtari kryesor i parë i grupit legjendar Iron Maiden, Paul Mario Day, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më...

Berisha: Kodi i ri, atentat madhor kundër fjalës së lirë

reu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Kodi i ri Penal "shënon pothuaj dyfishimin e dhunës ligjore mbi qytetarët". "Edhe njëherë, narkoshteti nuk mund...

162 të vdekur, përplasja fatale e Boeing 727 dhe luftarakut F-86 tronditi Japoninë

30 korrik 1971 – Tragjedia ajrore mbi Morioka Përgatiti: L. Veizi Më 30 korrik 1971, një nga fatkeqësitë më të mëdha ajrore në historinë e Japonisë...

Lajme të tjera

Web TV