Ultrasit e PSG paralajmërojnë mbrojtësin: “Ke lindur në Marseille, nuk je i mirëpritur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ditët që kalojnë, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain afrohen gjithnjë e më pranë një marrëveshje që dërgon mbrojtësin Lucas Hernandez në kryeqytetin francez. Parizienët duket se kanë kënaqur financiarisht bavarezët duke ofruar 34 milionë paund për shërbimet e 27-vjeçarit.

Por, kur dukej se gjithçka po shkonte në mënyrën e duhur, këtë tratativë mund ta “hedhin në erë” ultrasit e PSG që janë totalisht kundër transferimit të Hernandez. Arsyeja? Në vitet ’90, babai i mbrojtësit ka qenë futbollist dhe është aktivizuar në radhët e Marseille, rivalëve të urryer të PSG. Për më tepër, Hernandez ka lindur në Marseille dhe ky është një fakt më shumë që ultrasit kryeqytetas nuk mund ta injorojnë.

Kryetari i ultrasve të PSG, Romain Mabille nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se mbrojtësi nuk është i mirëpritur në Paris dhe se ata do t’ia bëjnë të ditur edhe vetë Hernandez nëse ai vesh fanellën e parizienëve.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse pas gjithë kësaj zhurme nga ana e ultrasve, drejtuesit e Parisit do të vijojnë punën e tyre në lidhje me aspektin sportiv të skuadrës dhe do të zgjedhin në interes të anës teknike, apo do të zbatojnë ultimatumin e ultrasve.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV