Nesër festa e Kurban Bajramit/ Meta uron besimtarët myslimanë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Meta është shprehur se vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

Postimi:

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🏻🇦🇱

Ju uroj nga zemra të keni bekimet e Zotit, për më shumë mirësi, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit!

Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët dhe duke u përkujdesur për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje ne vemë në jetë mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit.

“Tek Zoti nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre (kurbanëve) por devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. Kuran