Serbia liron tre policët kosovarë, Orban merr meritat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar dje “pengmarrja” e gjatë e tre policëve kufitarë të Kosovës të cilët u arrestuan nga forcat serbe më datë 14 të këtij muaji. Ata do të ndiqen penalisht në liri dhe dje kanë shkuar pranë familjeve të tyre. Kryeministri hungarez Viktor Orban merr meritat si “negociator” me Vuçiçin për lirimin e tyre.

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët u liruan nga autoritetet e Serbisë, arritën në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Merdare. Pasi kaluan kontrollin serb, ata hynë në makina të Policisë së Kosovës dhe u nisën drejt Prishtinës, pa u deklaruar për mediat që ishin të pranishme. Të arrestuar nga forcat serbe qysh më 14 qershor, ata u liruan paraditen e së hënës, konfirmoi avokati i tyre, Gradimir Nalliq, për Radion Evropa e Lirë. Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet. Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj. Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri. Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre. Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre. Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, përkatësisht janë rrëmbyer, por në Serbi e mohuan këtë, duke thënë se policët kishin hyrë “thellë” në territorin e tyre.

Prishtina zyrtare: Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “ky rrëmbim konsiston me një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar”. “Agresioni serb duhet të mbahet përgjegjës”, tha ai, duke u shprehur i gëzuar për kthimin e policëve te familjet e tyre. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha mes tjerash se lirimi i policëve “nuk e liron Serbinë nga përgjegjësia për këtë akt flagrant të agresionit kundër Kosovës”. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se përndjekja e policëve nga Serbia do të vazhdojë në liri, “ndonëse lirimi i tyre sot është lajm i mirë”. “Konfirmimi i aktakuzës dhe lirimi në procedurë të rregullt është vazhdim i orvatjeve të Serbisë për të mbuluar agresionin policoro-ushtarak brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla, duke përsëritur se policët “kanë qenë në detyrë zyrtare, brenda territorit të Republikës” kur janë arrestuar. “Ata duhet të lirohen pa kushte dhe Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për cenimin e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla. Ai, po ashtu, tha se gjendja shëndetësore e policëve “është relativisht e mirë”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se “kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, por gjithsesi shumë i mirë”. “…sepse, e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim, dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut”, shkroi Rama në Tëitter. Komisionari evropian për Zgjerim, Oliver Varhely, e përshëndeti gjithashtu lirimin e policëve.

Lexo edhe :  PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Orban: E vlerësojmë hapin e Vuçiçit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili, javën e kaluar, bisedoi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për rastin e tre policëve, tha se ai e ka informuar se, në përputhje me kërkesën që i ka bërë, autoritetet serbe do t’i lirojnë tre policët e Kosovës. “Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiq, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban përmes një postimi në Tëitter. Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban tha se iu lut Vuçiqit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”.

Të fundit

Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve...

‘Zëvendëson’ edhe parashikimin e motit/ Ja profesionet që rrezikohen nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale,...

6 mln $ për heqjen e non gradës/ Krymadhi: Bravo u qoftë, s’më duket shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Ky njoftim vjen...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV