Asllani nuk lëviz nga Interi, trajneri Simone Inzaghi i premton minuta shqiptarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Asllani nuk do të huazohet. Simone Inzaghi ka vendosur veton në lidhje me mesfushorin kuqezi i cili shënoi golin më të bukur të ndeshjeve të fundit eleminatore.

Aktualisht lojtari nga Elbasani është me pushime në Shqipëri por nga Appiano Gentile ku po ndërtohet strategjia e sezonit të ardhshëm, ai merr lajme pozitive.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Asllani do të qëndrojë sepse tani është ai zëvendesi ose njeriu që do t’i japë frymëmarrje turkut Calhanoglu.

Largimi i Brozovic e ka bërë Inzaghin të mendojë një rol lideri për të riun shqiptar i cili këtë sezon do rë ketë më shumë minuta dhe me siguri do të jetë në qendër të projektit zikaltër.

Një lajm shumë pozitiv për 21-vjeçarin i cili e mbylli sezonin në stol por paraqitja me fanellën e Kombëtares Shqiptare e nxorri sërish në vitrinë talentin zikaltër që u transferua nga Empoli për 14 milionë euro.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV