Nga futbollist i Man. City tek rregullimi i projektorëve, historia e mbrojtësit anglez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shay Logan është futbollist i klubit të divizionit të dytë skocez, Cove Rangers, por karrierën e tij si profesionist e ka nisur tek Manchester City në vitin 2007.

Logan nuk e realizoi karrierën e madhe që ishte paralajmëruar dhe tani ka postuar një video në Twitter në të cilën rregullon projektorët në stadiumin e Aberdeen, ku ishte edhe lojtar.

“Nga loja nën projektorët tek rregullimi i tyre”, ka thënë Logan në video, e cila e tregon atë në lartësi prej 15 metra mbi tokë i mbajtur me një lidhëse.

Përveç kësaj, Logan zbuloi katër vjet më parë se kur ishte anëtar i skuadrës së Aberdeenit në Premierligën e Skocisë, ai mësonte edhe punën si hidraulik.

Më pas, në një intervistë për BBC, ai tha se nuk donte të qëndronte në futboll pas karrierës së tij si lojtar, por dëshironte të ndiqte një punë tjetër.

Ai ishte i vetëdijshëm se nuk po bënte shumë para, jo aq të mëdha sa për të jetuar deri në pension, ku nisi të bëjë punë të tjera. Prandaj, pas stërvitjes, ai bëri punë hidraulike me një mik.

Logan e filloi karrierën e tij profesionale në futboll në vitin 2007 me Man Cityn. Ai gjithashtu ka luajtur për Grimsby Town, Scunthorpe United, Stockport, Tranmere Rovers, Brentford, Aberdeen dhe Heart of Midlothian.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij më e lartë ishte 600 mijë euro.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV