“E di gruaja jote për mësuesen nga…”/ Analisti dhe Spaho degjenerohen me familje në FB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demalia i është përgjigjur ashpër një shënimi që kishte bërë në llogarinë e tij deputeti demokrat Edmond Spaho. Ky i fundit e akuzoi Demalinë se kishte qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit bashkë me të atin e ndjerë, duke mos kursyer as gjuhën jo etike.

Këtë të enjte, analisti ka shkuar gjerë e gjatë për Edmond Spahon, duke e cilësuar atë si “Palluqe”, ndërsa përdor të njëjtën gjuhë sikur deputeti dhe aludon dhe për histori rozë.

“Jeni kaq perverse dhe të ndyre se jeni te komleksuar dhe doni të lani m…. me sh…  dhe nuk leni të gjallë dhe të vdekur, familjare dhe fëmijë pa damkosur o damllahane! Ju nuk keni as norma as burrëri, ju jeni kur*a burra”, shkruan ndër rreshta Ilir Demalia.

Më tej, analisti aludon dhe për një histori rozë të deputetit, me një mësuese në qytetin e Maliqit.

“Ke kaq ditë që merresh me familjen time, merru me mua O Palluqe Bilbil Spaho! Di dhe unë për familjen tënde jo si sajon ti, por …. po nuk hy  as ke vajzat as ke gruaja. Çfaj kanë ata që kanë një burë Bilbil Palluqe në shtëpi.

Meqë e kërkove po ta themë, A e di gruaja jote se ti i paguan mësueses E… nga Maliqi creditin e saj dhe ke një apartamet me qera në katin e 7 të në Korçë dhe aty “bisedoni” me E…”, vijon Ilir Demalia.

Nuk ka vonuar shumë dhe pak minuta më parë ka reaguar dhe vetë deputeti Edmond Spaho. Ai e etiketon Ilir Demalinë me nofkën që thotë se analistit ia vendosën kur ishte pjesë e Sigurimit të Shtetit, “Syçi”.

Lexo edhe :  Mungesa e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë/ Apeli kërkon ndërhyrje nga Qeveria

“Replike e detyruar me Syçin, alias Ilir Demalia: Shpifjen e keni mjetin e pare te sulmit. Une nuk kam prona te asnje lloji ne Korce dhe Pogradec. Ne se disponon fakte coji  ne Inspektoriatin e Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurise si dhe ne SPAK.

Sa per ate historine roze me gajase. Ne se do ishte e vertete do e kishte marre vesh gjithe Shqiperia pasi Maliqi nje pellembe eshte. Thuaje me emer mbiemer. Jo me qyteti N, inspektori P, informatori K si ne kohen e Sigurimit. Je larg nuk te hedh dot ne gjyq. Ketu e mbyll debatin me ty”, shkruan deputeti Edmond Spaho.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV