Yuri si Luigj Gurakuqi dhe një avion që zbret në Rinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Ajo shkoi sot paradite, fatmirësisht shëndosh e mirë, jo si Luigj Gurakuqi që ‘na e vranë e na e shanë” në sy të Fan Nolit. S’kemi pse e fshehim se Yuri Kim mund të kishte shkuar më parë, madje edhe e mbështjellë me flamurin amerikan.

Mirëpo duhej të ishte një kohë tjetër, për shembull duhej koha kur ishte Sali Berisha i fortë. Në atë kohë, kur u vranë 3000, të pa emër veçse ishin nga Jugu, si të mos qëllohej Yuri Kim- kundërshtarja më e egër e pushtetit të pistë të Sali Berishës?!

I vetmi shqiptar, le të mos e themi ‘president shqiptar’ Berisha, ka tentuar të vrasë diplomatë amerikanë në Tiranë. Dëshmia e rojës së tij personale se si e urdhëroi që të qëllohej me tanke ambasada amerikane në Tiranë, në mes të rebelimit të grushtit të shtetit në 14 shtator 1998, thjesht ka ngjallur kujtesën e një ngjarjeje. Ngjarje të tjera, që nuk janë treguar, me diplomatë amerikanë, dëshmojnë se si gjurmoheshin nga ‘lacat’ e Berishës për t’u ekzekutuar…

Yuri shkoi, hipi në avion, la këtu kontributet e mëdha dhe zemrën…, por nuk la çfarë la Luigj Gurakuqi. Atë e ekzekutuan, ‘me tre plumba na e vranë”, dhe ‘na e shanë…, na i thanë tradhëtor’.

Nuk ka grua në botë që të jetë sharë aq keq e aq shumë sa Yuri kim nga Sali Berisha dhe nga lacat. Sa e kanë sharë e sa e kanë ëndërruar, herë guvernatore, herë hajdute e herë prostitutë. Ëndrra e fundit e Saliut ishte më perversja e botës; ta shikonte vetëm një sekondë Yurin të zhveshur e ta përdhunonte me sy dhe me një aparat fotografik.

Vetëm kështu Saliu do të qetësohej e do ta linte të shkonte qetësisht. Në vend të Yurit, Saliu mori një tjetër grua si kadavër, e futi në zyrë dhe e çnderoi me të gjithë kuptimin e fjalës. “Ik tani!’, i tha sapo kreu punë. Gruaja u nis drejt Kukësit, sipas urdhrit të perversit Sali, dhe solli një video seksi nga një burrë që ende nuk ka arritur në gjendjen e rëndë të Berishës.

Lexo edhe :  Anarkia e drejtësisë së re është më e keqe se drejtësia më e politizuar

Skandali i Kukësit me një grua kadavër të Berishës, është veçse një kopje e keqe e ëndrrës së Berishës ndaj Yuri Kim. Asgjë më ndryshe.

Yuri Kim mbeti një dashuri dhe shpëtim për këtë vend ku jeton edhe Saliu me lacat. Ajo, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, i dha më shumë kuptim lirisë dhe të drejtës në këtë popull të vuajtur në dy regjime radhas: regjimin e Hoxhës dhe të Berishës.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në momentin që përcillte Yurin, mundësisht jo andej nga Brraka, dha një njoftim që nuk e di sa shumë njerëz e kapën. Kryeministri tha se në atë moment ‘një avion po zbret nga Brukseli në Rinas dhe po sjell ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara”.

Jetojmë në një kohë të egër pasigurie, kur kryetari i qeverisë detyrohet të ndjekë në ardhje avionin në qiell dhe të njoftojë popullin e vet se ‘nuk je vetëm, ambasadori i ri zbriti”. Kjo është pesha e vërtetë e ambasadores Yuri Kim, por është edhe lajmi pos saj.

Zbritja e ambasadorit të ri bash në minutën kur largohet i pari (Kim- në këtë rast), është hera e parë që ndodh të njoftohet në histori. Në këtë vend ku dy ish presidentë kanë thurur një komplot kundër Amerikës, (edhe kjo është hera e parë në historinë tonë) nuk mund të krijohet as pikë boshllëku. Një pikë boshllëku po të krijohet, këta përdhunojnë me sy Amerikën dhe e nxjerrin në pazarin mes SHQUP-it dhe Kukësit.

Këta nuk e kanë ‘mallin’ për vete; dikush tjetër i ka përdhunuar dhe pret t’ u shpërndajë videon… Nëse nuk veprojnë, atëherë punë e tyre bëhet më keq se muxhahedin. Rusia nuk mund t’ i falë nëse nuk e shfrytëzojnë boshllëkun e ambasadorit amerikan.Ndryshe po ndodh këtu afër nesh, në Kosovë. Aty kryeministri ndjek vetëm avionët që largohen me të ardhurit nga Amerika; pa është ashtu aty.

Të fundit

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon biznesmenin Namik Koçi

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimin ndaj të pandehurit...

Dhuroi 50 euro për Ukrainën/ Lirohet balerina ruse-amerikane e dënuar me 12 vite burg

Balerina Xenia Karelin po kthehet në atdheun e saj, Shtetet e Bashkuara, tha të enjten Sekretari i Shtetit Marco Rubio . Vitin e kaluar, Karelin, i cili...

“Dita e Çlirimit ” e Donald Trump i ka lënë vendin “Ditës së Dorëzimit”!

Presidenti amerikan u tërhoq të mërkurën nga tarifat e ashpra që kishte vendosur ndaj miqve dhe armiqve. Njoftimi i Trump erdhi pas një jave të dhimbshme...

Tarifat e Trump, India në bisedime me SHBA, kërkon marrëveshje tregtare

India dëshiron një marrëveshje tregtare me SHBA-në, ka thënë një zyrtar qeveritar. Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtari tha për Reuters, se “India është një...

Flet i arrestuari për hakerimin e e-maileve të prokurorëve të SPAK:E bëra nga kurioziteti

Ish-punonjësi i IT pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Arnold Rrokaj, i cili disa ditë më parë arriti të thyente email-et e disa...

Lajme të tjera

Web TV