Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Orët e paradites vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin, por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat malore, por nuk priten reshje.

Parashikohet që gjatë natës vonë të këtë shtim të vranësirave në të gjithë zonën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehjtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor dhe Juglindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Edhe gjatë ditës së premte; republika e kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant deri në orët e
pasdites kur vranësirat bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës duke rrezikuar shira të përkohëshëm në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të saj.

Parashikohet që nata dhe mëngjesi pas-ardhës të ri-kthejnë sërisht moti e kthjellët në Kosovë.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë Maqedoninë, duke krijuar mundësi për
rrebeshe shiu në zonat veriore dhe veriperëndimore të Maqedonisë.

Kjo situate e vranësirave do të na shoqërojë, në mbrëmje dhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 29 – 30 gradë C.

Europa

Zhvillimi i një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Atlantikun Verior me ndikim deri në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta ere në
Europën Veriore dhe atë Lindore.

Lexo edhe :  Karteli famëkeq shqiptar/ Pse e lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

Po ashtu, Ishujt Britanikë do të përfshihen nga rrebeshe shiu si edhe mini- stuhi breshëri, pas temperaturave të larta që u regjistruan në Britaninë e madhe prej shumë ditësh ndersa moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të kontinentit Europian si pasoje e zgjerimit të Anticiklonit të Azoreve ku temperatura të larta do të përjetojë gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit si edhe brigjet e detit Egje.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV