Gati për të shijuar muzikën latine, Enrique Iglesias mban sot koncertin në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është gati për të përjetuar një natë të paharrueshme nën ritmet e muzikës latine. Ylli i muzikës Enrique Iglesias do të performojnë për herë të parë para publikut shqiptar, në sheshin ‘Skëndërbej’. Koncerti do të nisë në orën 09:30 të mbrëmjes, Iglesias do të hapë kështu edhe Javën e Kulturës Spanjolle. Kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen koncertit.

“MIRËMËNGJESI dhe me ftesën për t’u bashkuar sot në koncertin e madh në sheshin “Skënderbej” të këngëtarit të njohur botëror të muzikës latine Enrique Iglesias, në nisje të Javës Spanjolle, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shitja e biletave vijon edhe ditwn e sotme në faqen zyrtare backstage.al dhe fizikisht në info point në “Sheshin Italia” dhe në Sheshin “Skënderbej”, si dhe njëkohësisht në sportelin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve 90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin me këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, duetin me Whitney Houston “Could I have this kiss forever”, për të vijuar me hite si “Turn the night up”, “Heart Attack” e deri vitet e fundit me shumë bashkëpunime dhe këngë si “Duele el Corazon” dhe “Subeme la Radio” që me siguri do të këndohen në kor edhe në sheshin “Skënderbej”.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë më të kërkuar në botë, ku numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 ai është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm në club dance style, i të gjitha kohërave.

Lexo edhe :  Çmimet "Brat"! Charli XCX fiton 5 Brit Awards për albumin që pushtoi shpirtin e kohës

 

Të fundit

Kanceri po prek edhe fëmijët, mjekët: 50 % e rasteve janë me leuçemi

Çdo ditë më shumë se 1000 fëmijë në mbarë botën diagnostikohen me kancer, duke bërë kështu që kjo sëmundje...

Nga leja vjetore te…./ Rregullorja e re e Policisë së Shtetit

Shtohen kompetencat e policisë së shtetit. Rregullorja e re e Policisë së Shtetit, tashmë botuar në Fletoren Zyrtare detajon me thollësi kompetencat, mënyrën e...

E ardhmja e investimeve, si Shqipëria po mbetet pas

Europa Lindore dhe Qendrore po shënon një transformim thelbësor, teksa këto vende nga zona tradicionale prodhuese me kosto të ulëta po kthehen në qendra...

Emrat e PS-së për qarkun Korçë në zgjedhjet e 11 majit, zbulohet lista

Pas emrave të koalicionit opozitar, CNA ka siguruar dhe disa prej emrave të kampit socialist që do të jenë në listat për qarkun Korçë. Në...

Deputeti italian në mbështetje të Veliajt, D’Alfonso: Drejtësia të jetë e kujdesshme

Deputeti italian dhe Presidenti i Rajonit të Abruzzo-s, Luciano D’Alfonso, ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke kërkuar kujdes...

Lajme të tjera

Web TV