Gonxhja paralajmëron shoferët: Mos lëvizni pa kolaudim e pa siguracion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ka paralajëmruar drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin me parregullsi në dokumentacion dhe pa shlyer detyrimet përkatëse.

Ai bën me dije se vetëm gjatë një turni monitorues në Tiranë, nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera.

Reagimi i plotë:

MOS QARKULLO PA KOLAUDIM, PA SIGURACION, PA SHLYER TAKSAT

Vetëm brenda një turni ditor monitorues në Tiranë (Qendër-Kinostudio, Unaza e Madhe, Unaza e Vogël, Komuna e Parisit, Selitë), nga 3,362 targa të skanuara, Makina Inteligjente e DPSHTRR ka zbuluar 392 targa të mjeteve debitore, në qarkullim me taksa të papaguara, ose 11.6% me detyrime të pashlyera

Sisteme SMART për automatizim të monitorimit rrugor në lëvizje!

eMonitorim 2, me teknologjinë më të re amerikane!

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin pasoja të rënda për sigurinë publike, mjete të pakontrolluara teknikisht, evazion fiskal, pabarazi, minim të sigurisë rrugore, mosmbulim dëmesh nga aksidentet, dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

Qëllimi kryesor i projektit është evidentimi i situatës reale mbi mjetet rrugore që qarkullojnë në kundërshtim me rregullat, mjetet që duhet të ishin çregjistruar dhe nuk kanë kthyer targat (amnistitë e mëparshme fiskale), që kryejnë informalitet në transportin rrugor të mallrave ose udhëtarëve (pa licensa/jashtë afateve apo linjave të caktuara), analizimi në funksion të masave dhe raportimi i menjëhershëm në organet e kontrollit rrugor (Polici Rrugore, Polici Bashkiake dhe Task Forca e Transportit Rrugor) paralel me informimin e qytetarit/subjektit posedues të mjetit rrugor përmes platformave online! Synim urgjent është ndërgjegjësimi publik mbi përgjegjësitë e detyrimet periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor dhe rritja e besimit të publikut tek shërbimet e transportit rrugor, duke ngushtuar lakun ndaj abuzivizmit dhe pandëshkueshmërisë së spekulantëve!

Lexo edhe :  U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë/ Reagon Gjin Gjoni: Thjesht po mbrojmë votën!

Investimi përfshin pajisje të konceptuara për të lexuar targat e mjeteve në qëndrim ose në lëvizje me të dhëna si data, ora dhe koordinata të vendndodhjes, integruar me pajisje mobile, të cilat përmes programeve të instaluara do të bëjnë të mundur zbulimin në kohë reale të pamjes dhe të dhënave mbi mjetin, në standarde të certifikuara sigurie!

Të fundit

Pas 1245 ditësh në detyrë, Scholz ikën nga posti i kancelarit! Kush do të jetë pasuesi?

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua...

Fushata e LaCivita-s? Jo, e 6 milionë dollarëve

Nga Ylli Pata Jemi në sprintin e fundit të zgjedhjeve të 11 majit dhe objektivi kryesor i fushatës së Berishës nuk është realizuar. Heqja e...

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi i saj, pak përpara se...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Lajme të tjera

Web TV