Shpenzime të çmendura për mbrëmjen e Maturës! 18-vjeçarja shpenzon mbi 2000€

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas provimeve të maturës është koha që maturantët të festojnë për sukseset e arritura dhe për të krijuar kujtime të paharrueshme në mbrëmjen e maturës.

Modelet dhe tendencat e veshjeve ndryshojnë çdo vit, së bashku me shpenzimet. Këtë vit thonë stilistët trendi i fustaneve është ai i fustaneve të rënduara me gurë e xixa.

Maturantja Klea Gjikolaj ka shpenzuar mbi 2 mijë euro për lukun e maturës.

“Vetëm fustani pa taka 1000 euro, takat 1200 euro, make up 250, akeseorët 100 euro.”- tha Klea.

Ndërsa maturanti Kaltri Tola thotë se i përket një ekstremi tjetër. Ai tregon se ka shpenzuar 30 herë më pak.

“Kurse unë ekstremi tjetër dje në darkë e gjeta kostumin dhe shpenzimet më kanë shkuar 30 herë më pak se Klea. Nuk mund të them se nuk doja ta shijoja , por preferoj të jem modest dhe më duket shpenzim pak koti me thënë të drejtën sepse mund ta bëjmë qejfin dhe pa shpenzuar miliona.”- tha Kaltri.

Ndërsa stilistja Zajmira Qeraxhiu tregoi se maturantët nuk kursehen dhe prindërit i mbështesin. Edhe nëse nuk kanë mundësi ekonomike, ata paguajnë me këste vetëm që fëmijët e tyre të duken bukur.

“Unë shikoj që prindërit mendojnë se të jetë mire fëmija, jam mire dhe sakrifikohen dhe pagojnë 2-3 herë dhe 4 këste që vajza të ndihet mire. Janë ata gjëra që ngelin kujtim dhe është një fustan që mund të shkoj nga një minimum 15 mijë lekë të reja deri tek 1 milion e gjysëm dhe 2 milion”-tha Zajmira Qeraxhiu, stiliste.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV