Iu pëmbys varka me vela në det, shpëtohet turisti italian në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një turist italian është shpëtuar nga patrulla e Policisë në Shëngjin, pasi rrezikoi të mbytet. Turisti 63-vjecar u pikas gjatë patrullimit të hapësirës detare, nga shërbimet e patrullës së Shëngjinit teksa kërkonte ndihmë, pas varka që po lundronte në det, iu përmbys nga era.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti italian, duke bërë të mundur shpëtimin e tij nga rreziku i mbytjes.

“Gjatë patrullimit të hapësirës detare, shërbimet e patrullës së SPK Shëngjin janë njoftuar se një shtetas kërkonte ndihmë, pasi kishte rënë në ujë. për shkak të përmbysjes së mjetit të tij lundrues.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet kanë shkuar në zonën ku kishte rënë në ujë, turisti nga Italia, shtetasi G. A., 63 vjeç, për shkak të përmbysjes nga era, të varkës së tij me vela.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale, 63-vjeçari është nxjerrë nga uji, është transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe është shoqëruar në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar. Ky shtetas është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shtetasi G. A. ka falënderuar shërbimet e Policisë për gatishmërinë, profesionalizmin dhe humanizmin e treguar, për t’i shkuar në ndihmë atij.

Monitorimi i hapësirës bregdetare dhe asaj detare vijon.”, njofton Policia.

Të fundit

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një...

Alarm në Kinë! Mbi 7,000 të infektuar me virusin ‘chikungunya’

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan është më i godituri, ku...

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin...

Me Trumpin që sjell kaos, një pyetje për Demokratët amerikanë: kur do mësoni ndonjëherë?

Timothy Garton Ash Asgjë nuk është më e padurueshme sesa dikush që thotë: “Ta thashë”; prandaj ju lutem më falni që do të jem i...

Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Një meme që qarkullonte në internet për draftin e Kodit të ri Penal për një nen jo ekzistent të quajtur “martesat me zor”, është...

Lajme të tjera

Web TV