Kompanitë më inovative në botë në vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Për të katërtin vit me radhë, Apple konsiderohet kompania më inovative në botë. Në të vërtetë, Apple e ka mbajtur këtë titull çdo vit, që nga viti 2005, me përjashtim të 2019-s

Çdo vit, Boston Consulting Group (BCG) publikon klasifikimin e kompanive më inovative. Në bazë të një sondazhi të kryer te më shumë se 1000 drejtues të sektorit të inovacionit, në dhjetor 2022 e janar 2023, BCG vlerësoi ecurinë e një kompanie në katër dimensione:

-Vetëdija globale – numri i votave të marra nga gjithë drejtuesit e sektorit të inovacionit në nivel botëror.

-Vizioni i kolegëve të sektorit – numri i votave të marra nga drejtuesit në industrinë e një kompanie

-Diversiteti i sektorit – Indeksi i Diversitetit (Herfindahl-Hirschman) të votave mes sektorëve.

-Krijimi i vlerës – rikthimi total për aksionerët, duke përfshirë blerjet e aksioneve, gjatë periudhës trevjeçare, nga janari 2020 deri në dhjetor 2022.

Të dhënat dhe rezultatet kryesore

Klasifikimi i vitit 2023 jepet në tabelën bashkëngjitur. Për të katërtin vit me radhë, Apple konsiderohet kompania më inovative në botë. Në të vërtetë, Apple e ka mbajtur këtë titull çdo vit, që nga viti 2005, me përjashtim të 2019-s.

BCG shtoi një kontekst të ri për disa kompani në raportin e tij, ku përfshihet kompania gjermane Bosch (e renditur e 37-ta). Sipas BCG, kompania e inxhinierisë dhe teknologjisë ka një organizatë globale në kërkim dhe zhvillim prej 84.800 punonjësish, në 130 seli.

Ndër të tjera, shpenzimet e Bosch në kërkim dhe zhvillim (si pjesë e shitjeve) janë mes 7,6% dhe 8,2% nga viti 2018 deri më 2021. Samsung (në vendin e 7-të) shpenzoi më shumë se 17 miliardë dollarë (9% të shitjeve vjetore) në kërkim dhe zhvillim në vitin 2021, duke e bërë konglomeratin koreanojugor një nga shpenzuesit më të mëdhenj në botë për inovacionin.

Lexo edhe :  “Përvëlohet” veriu/ Vendet nordike regjistrojnë temperatura alarmante

Ndër të tjera, Samsung ka marrë 6.300 patenta në SHBA, më shumë se çdo kompani tjetër.

Siç tregohet në renditje, kompanitë inovative nuk janë vetëm ato teknologjike. McDonald’s (34) konsiderohet nga BCG si “lider në sektorin e restoranteve në lidhje me inovacionin teknologjik dhe investimet”.

Së fundi, McDonald’s bleu Apprente, startup që zhvillon teknologji të bazuara në zë, dhe Dynamic Yield, kompani e specializuar në krijimin e përvojave online të personalizuara. McDonald’s synon t’i shfrytëzojë këto teknologji për të përmirësuar kohën e porositjes dhe t’u ofrojë klientëve një zgjedhje më të mirë.

 

 

Kompanitë sipas kombësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë dy vendet e vetme që kanë rritur pjesën e tyre krahasuar me vitin 2013, duke përjashtuar kompanitë e vendeve europiane si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia. Vihet re edhe një rënie e ndjeshme në përfaqësimin e Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Duke pasur parasysh rritjen ekonomike të Kinës, ka të ngjarë që në të ardhmen, kompanitë kineze do të vijojnë të përfaqësojnë një pjesë më të madhe në klasifikimin e BCG. Deri tani, kompania më e fortë inovatore e vendit është Huawei (8), që ka hyrë në top 50 çdo vit që nga 2014 (atëherë renditej e 50-ta).

 

Të fundit

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një...

Lajme të tjera

Web TV