“Linja e re e brekëve”/ Bledi Mane thumbon keq Kiara Titon për projektin e saj të ri

Edhe pas ‘Big Brother VIP’, ish-banorët e asaj shtëpije vijojnë të jenë njerëzit më të komentuar në rrjet, teksa ende nuk janç ndalur kunjat dhe ironitë mes tyre.

Së fundmi Kiara Tito, e cila është në qendër të mediave për aventurën e re të nisur tek “Kepi i VIP-ave”, ka bërë bujë edhe me një iniciativë personale.

Teksa prezantoi për fansat dhe gjithë të tjerët brand-in e saj të ri të rrobave të banjos, për Kiarën veç komenteve të mira dhe pozitive nuk kanë munguar as ato negative.

Së fundmi ironia vjen nga një tjetër ish-banor i “Big Brother VIP”, Bledi Mane.

Gazetari ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan:

“Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex”.

Me një foto totalisht të zhveshur, Bledi Mane thumbon Kiara Titon

Kujtojmë se moderatorja, jo më larg se një ditë më parë ka reagur duke iu kthyer përgjigje gjithë kritikave, se veshjet janë autentike, të dizenjuara prej saj dhe se nuk ka asgjë të kopjuar apo huazuar nga marka të tjera veshjesh.