Shqiptarët, të tretët me kthimet më të larta nga vendet e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa ritmet e kërkesave për azil janë ulur ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti, në raport me 2022, shtetasit shqiptarë vijojnë të përballen me kërkesa të larta për t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Sipas Eurostat, 1975 shtetas shqiptarë u urdhëruan që të linin një nga vendet e Bashkimit Europian, duke u renditur të tretët pas Indisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas databazës së Eurostat, kthimet më të mëdha janë bërë nga shteti fqinj grek, me 515 të tilla, ose 26% të totalit. I dyti është Franca, me 325 kthime, ose 16.4% të totalit. E treta është Gjermania, me 260 kthime, ose 13.2% të totalit. Kthime të larta kanë dhe Suedia (110) dhe Austria (115).

Europa

Sipas Eurostat, në tremujorin e parë të vitit 2023, ishin 27 880 shtetas nga vendet joanëtare të BE, të kthyer në një vend tjetër (përfshirë në vendet e tjera të BE-së), pas një urdhri për t’u larguar.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm (TM4 2022), kthimet u rritën, por vetëm pak, me 0.4%, por nëse krahasojmë shifrat me të njëjtin tremujor të 2022, kthimet u rritën ndjeshëm, me 37%.

Në të njëjtin tremujor, 111 275 shtetas nga vendet jashtë BE-së, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, që tregon një rënie prej 10%, krahasuar me TM4 2022. Krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, ky numër u rrit me 24%.

Kthimet e raportuara nga vendet e BE-së

Në rastin e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të kthyer në një vend tjetër, pas një urdhri për t’u larguar, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve të kthyer në tremujorin e parë të 2023, gjithsej 4 190. Kjo shifër përfaqëson 15% të totalit të kthimeve.

Lexo edhe :  Shqipëri-Mali i Zi, nis puna për nominimin e liqenit të Shkodrës në UNESCO

Franca u pasua nga Gjermania (3 355; 12%), Holanda (2 505; 9%), Suedia (2 380; 9%) dhe Qiproja (1 705; 6%).

Gjeorgjianët (2 465) kryesuan listën e shtetasve nga vendet jashtë BE-së, që u kthyen në një vend tjetër, në tremujorin e parë të 2023, të ndjekur nga indianët (2 250), shqiptarët (1 975), turqit (1 365) dhe moldavët (1 250).

Urdhrat për largime të lëshuar nga vendet e BE-së

Në tremujorin e parë të vitit 2023, midis vendeve të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të shtetasve nga vendet jashtë BE-së, të urdhëruar të largoheshin nga territori i saj: 37 860 persona, që përfaqësojnë 34% të totalit.

Franca u pasua nga Gjermania (9 905), Holanda (7 500), Italia (6 920), Belgjika (6 470) dhe Greqia (6 350).

Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2022, Hungaria regjistroi rritjen më të lartë relative të numrit të personave të urdhëruar të largoheshin (+178%), duke u rritur nga 625 në 1740.

Për sa i përket shtetësisë së njerëzve, të urdhëruar të largohen nga një territor i një vendi të BE-së, marokenët (9 500) përfaqësonin pjesën më të madhe të totalit (8,5%), të ndjekur nga algjerianët (9 275), afganët (7 120), indianët (5 885), dhe tunizianët (5 245)./monitor

Të fundit

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Adriatik Lapaj nis turin e falënderimeve nga Kuçova: Do vij t’ju takoj kudo në Shqipëri

Adriatik Lapaj ka nisur turin e tij të falënderimeve pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 majit, duke zgjedhur Kuçovën si pikën e parë të...

Lajme të tjera

Web TV