“El Nino prek edhe Shqipërinë”/ Sinoptikania jep ALARMIN: Do përjetojmë ngjarje ekstreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“El nino” fenomeni i cili e ka origjinën në ujrat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës.

Meterologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.

“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.

Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘el nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.

Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikania Lajda Porja.

“El Nino” pritet të çekuilibrojë stinët duke spostuar në kohë vjeshtën drejt dimrit dhe këtë të fundit drejt pranverës.

“Do kemi më shumë ditë të ngrohta, më shumë ditë me temperatura të larta. Nëse dimri është 3 muaj do të mbetet vetëm 1 muaj e ca dhe pjesa tjetër do të shtyhet drejt pranverës”, tha Porja.

Pasojat e fenomenit ’El nino’ ende janë të ndjeshme. Por sipas meteorologëve duke nisur nga viti i ardhshëm, edhe Shqipëria do të ndikohet prej tij duke na bërë që të përjetojmë ngajrje ekstreme të motit me një shkallë agresiviteti, që nuk i kemi parë ndonjëherë.

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV