Shqipëria vijon misionin si pjesë e KFOR/Peleshi: Efektivët u nderuan me medalje nga NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kontingjentet shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e Komandës Perëndimore në Kosovë, do të vijojnë misionin e tyre si pjesë e KFOR.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi sot përmes rrjeteve sociale vijimi i misionit, çka u konfirmua përmes një ceremonie të zhvilluar enkas, ku palët shkëmbyen dhe flamujt respektivë.

“Kontingjentet shqiptare, pjesë e Komandës Perëndimore Kosovë i dorëzuan njëra-tjetrës flamurin për të vijuar misionin si pjesë e KFOR”,- bënë të ditur Peleshi.

“Efektivët tanë u nderuan me medalje nga NATO dhe 4 prej tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë, për kontributin e dhënë për ruajtjen e paqes e sigurisë!”,- përfundon njoftimin e tij, Ministri Peleshi.

Ceremonia u zhvillua në “Camp Villaggio Italia”, seli e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it.

Sakaq, këtë javë Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor (RC-w), nga data 4 deri më 6 korrik 2023 stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të Kosovës. Stërvitja, e cila është rutinë ushtarake do të kryhet nga kontingjenti shumëkombësh RC-W dhe do të përmirësojë gatishmërinë dhe përgatitjen e njësive.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV