Nga Kujtim Kurti
Afërsisht dy vjet po gjuaj për peshk në një qoshe të VVest Florida’s, në buzë të detit Meksikan, ku nuk ka shume plazhista, por ata që bëjne ecje janë më të shumtë.
Me disa prej këtyre ecjakeve jemi bërë të njohur, këmbejmë pershendetje, shkëmbejm ndonjë fjalë për peshkun, kohën, shëndetin, ditën, guackat, e plot të tjera.
Kam qejf të psikologjis njerzit, ç’farë tipash janë, nga ç’kulturë vijnë, origjine, nivelin social të tyre, çfarë karakteresh e shumë cilësi që mund të të japë pamja e jashtme, këmbimi i një shikimi, apo nga ato pak fjalëkëmbimet me ta.
Zakonisht jam atje, pak pa filluar të zbardhë. Më pëlqen ajo vetmia, ajo ndjesia sikur e zotëron gjithë atë hapësirë të mrekullueshme parajsore, ku cicerima e zogjve, çuditshëm, jo si vendin tonë, këtu cicerojn edhe natën dhe bëjnë një harmoni me valet e detit, marramendëse.
Tek-tuk fillojnë ecejakesit.
Por me të rregulltit, të perhereshmit, janë dy: një çift.
Ia leja errësirës që ata nuk përshendetesnin, por edhe që nuk më jepnin ndonjë mundësi për psikollogjisjet e mia.
Kalimthi në rutinat e mija, fillova të dalloj se trupat e tyre ishin muskuloz, veçanerisht mashkulli binte në sy prej së largu.
Femra me flokë të gjata të bërë me stil African me shumë gërsheta, nuk të jepte asnje mundesi ti shikoje lirshëm fytyren komplet apo qofte edhe syte .
Gjatë kthimit të tyre, ishte me zbardhur, e mund të shikoja më shumë.
Mosqasja e tyre më bënte ta shtoja indiferentizmin, megjith që kurreshtja të shtyn në të kundërtën.
Mashkulli mbas shumë kohësh në kryqëzim filloi një lëvizje gati të padallueshme të kokës, që e merrja si përshëndetje, e ai nuk arrinte të merrte timen, që besoj imja ishte me tundje më të madhe.
Femra jo!
Vendi ku gjuaj është stacionuar pranë disa shtyllave prej druri që vazhdojnë thellë në ujë, e ku me favorizojnë për peshkimin.
Gjatë levizjeve nëpër to, tek isha shume pranë këtyre ecjakeve interesante, arrita të marr një shkëmbim shikimi me femrën, ku e quajta, përshëndetje.
Me kalimin e kohës, herë pas here insistoja ta merrja atë shikim, që në fakt, ishte aq i ëmbël, dashamirës që më dukeshin në një kontradiktë të pabesueshme me muskujt e krahëve apo këmbëve të ndërtuara në një formë të tillë që edhe meshkujt nuk i ndërtojne dot.
Duke e shtuar shikimin, veçanërisht pasi kalonin pak metra nga unë, fillova të kap, se muskujt e të dyve kishin filluar të vareshin nga pak.
Femra më shumë, me fytyrë gjysmë të fshehur nga xhungla e flokëve, nuk i dukej dhe shumë trupi, pasi gjithmone kishte një bluzë krahëve, e një tjeter të varur në bel.
Në kohët e findit ajo po ecte çuditerisht vetëm.
Më përshendeti me kokë!
Në shikim pashë… shumë!
Më ngeli në mendje jo deformimi që kishte në fytyrë, sesa pikellimi apo pashprehja e shikimit.
Ata sy aq të bukur nuk mund të mbulonin shumë gjëra të pamjes e mendjes.
Në ditet me pas mundohesha që më përpara, të isha sa më i ngrohtë në përshendetjen time.
Ajo ecja e zakonshme e përditeshme, indiferente, moskokecarëse, e lëshuar, tregonte për shumë hamendje, historira, e plot e plot çmund të ndodhe në jetën e një njeriu.
Së fundmni, në kthimin e saj e pashë duke çaluar.
Nuk e vinte këmbën në tokë plotësisht.
Ndaloi dhe u ul tek stoli im.
Kishte çarë këmbën me një guackë të thyer.
I dhashë ç’kisha në çantë për të ndaluar gjakun e mos t’i hynte rëra gjatë ecjes.
Në ato pak fjalë që këmbyem, mora vesh më shumë nga ç’kisha menduar.
Pasi u prezantua, me tha qe ti qenke i ardhur rishtas në Amerike 30 vjet prandaj s’më njeh!
Eh… ehet e saj nuk thanë, po më bënë të kuptoj se çdonte të thoshte për veten apo ç’i kish bërë vetes.
Me siguri një nga shtëpitë gjigande që janë përgjatë bregut duhet të jetë e saj ose e boyfriendit të saj që kish shkuar për disa kohë në Kaliforni tek vajza e tij.
Shtëpia gjigande që nuk e di a te jep kenaqesi, apo freski me atë gjendje shpirtërore?
Tek u ngrit të ikte, bluza e ngecur e ngritur nuk i mbuloi dot të pasmet që ishin të çuditëshme e nuk e imagjinoja të katandiseshin në atë gjendje të llahtarshme ose të pabesueshme.
Kur u ktheva në apartamentin tim u futa hapa kopmjuterin dhe u futa në internet të shihja se në ç’gjendje arrihet pas operacioneve plastike.
Fotot që përzgjodha janë të internetit!
Nuk kane lidhje me personin e mesipërm, që me siguri kontribuon të parandaloje tek të tjetër atë se ç’po ndodh me botën e plastikës!