Kurti refuzoi takimin me të/ Rama: Edhe hasmi kur të vjen në shtëpi i hapet dera

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski është ndalur tek refuzimi i takimit të Albin Kurtit me të.

Rama tha se edhe hasmi kur të vjen në shtëpi i hapet dera, duke kërkuar që Kurti të ndryshojë mendje.

“Edhe hasmi kur të vjen në shtepi i hapet dera. Shpresoj që Albini të mos e shkelë këtë rregull të kanunit”, tha Rama.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama pritet të niset drejt Prishtinës për t’u takuar në orën 16:00 me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryetarin e Kuvendit.

Më herët, kreu i qeverisë tha se pret një konfirmim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar pasdite në kuadër të këtij turi rajonal.