Pagoi për një biletë inekzistente, gruaja e tërbuar shkatërron aeroportin në Meksikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka humbur durimin në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksiko-s, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte.

Ajo fillon të ngrejë zërin kur punonjësi i sportelit i thotë se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris.

Gruaja vazhdoi të shkatërronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Në një video të publikuar ajo shihet duke qëndruar tek peshorja e bagazhit dhe e tërbuar fillon të hedhë ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatërronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Një person mund të shihet duke qëndruar pranë banakut duke pritur që Guadalupe të përfundojë shpërthimin e saj, përpara se ta largojë.

Gruaja është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi të largohej nga aeroporti pasi kishte shkatërruar çdo pajisje kompjuterike.

Të fundit

‘Breshëri’ dronësh drejt Kievit, Rusia nuk ndalet

Forcat ajrore të Kievit thonë se Rusia ka qëlluar 53 dronë drejt Ukrainës sot gjatë sulmeve gjatë ditës. Sipas mediave...

Ministri Hasani: Anëtarësimi në BE është qëllim kombëtar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në panelin e organizuar për vendet e Ballkanit Perëndimor në Forumin Strategjik...

Gjykata Federale ndalon dërgimin e Gardës Kombëtare

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kanë shkelur ligjin federal duke dërguar trupat e Gardës Kombëtare në mbrojtje të...

Merkatoja na dha një sinjal: Champions League ndahet mes Realit dhe Liverpool

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon. "Të kuqtë" kanë bërë një revolucion thuajse...

Kur do përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet...

Lajme të tjera

Web TV