30 milionë përdorues në pak orë, a do të arrijë dot Threads të jetë rivali i Twitter?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 milionë përdorues janë regjistruar në aplikacionin e sapolançuar “Threads”, në pronësi të Meta-s, në ditën e parë të tij, sipas CEO-s së kompanisë Mark Zuckerberg. Ai e prezantoi platformën si një rivale “miqësore” të Twitter, me këtë të fundit që u ble nga Elon Musk në tetor e që nga ajo kohë ka pësuar mjaft ndryshime. Sipas ekspertëve, “Threads” mund të tërheqë përdoruesit e Twitter, të cilët tashmë janë pakënaqur me ndryshimet e fundit në platformë.

Megjithatë, CEO e emëruar vetëm disa ditë më parë e Twitter, Linda Yaccarino, tha se megjithëse Twitter “imitohet shpesh”, komuniteti i tij “nuk mund të imitohet kurrë”. Ndër të tjera, aplikacioni i ri “Threads” i lejon përdoruesit të postojnë deri në 500 karaktere dhe në fakt ka shumë veçori të ngjashme me Twitter.

Sipas Zuckerberg, për të cilin nën emrin e Meta-s, ky është aplikacioni i 5-të i madh që zotëron (Facebook, Instagram, Whatsapp, Messanger dhe Threads) tha se mbajtja e platformës “miqësore” do të jetë çelësi i suksesit të saj në afatgjatë. Nga ana tjetër pronari i Twitter, Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Do të preferoja më shumë të sulmohesha nga të huajt në Twitter, sesa të kënaqesha me lumturinë e rreme të Instagram-it që fsheh dhimbjen”.

I pyetur nëse mendon se “Threads” do të jetë “më i madh se Twitter”, Zuckerberg ishte optimist, teksa tha: “Do të duhet pak kohë, por mendoj se është e nevojshme të ekzistojë një aplikacion për biseda publike me mbi 1 miliard përdorues. Twitter ka pasur mundësinë për ta bërë këtë, por nuk e ka arritur. Shpresojmë se do ta bëjmë ne.”

Lancimi i aplikacionit të ri është mirëpritur në internet, me shumë persona që e shohin “Threads” si një “konkurrent shumë të nevojshëm” për Twitter. Megjithatë ekspertët dhe përdoruesit kanë kritikuar sasinë e të dhënave që aplikacioni mund të përdorë, që mund të përfshijë të dhëna shëndetësore, financiare dhe të lundrimit në internet, të lidhura me identitetin e përdoruesve e që jepen nga Apple App Store.

Lexo edhe :  Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Po ashtu ekziston edhe shqetësimi se nuk është e mundur të fshihet profili në “Threads” pa fshirë profilin e lidhur me të në Instagram. Kompania Meta tha për BBC se: “Për momentin, ju nuk mund të fshini profilin tuaj Threads pa fshirë llogarinë tuaj në Instagram. Kjo është diçka për të cilën po punojmë. Ndërkohë, ju mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë. Çaktivizimi i profilit tuaj Threads nuk do të çaktivizojë llogarinë tuaj në Instagram”.

Threads tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar në mbi 100 vende, përfshirë edhe Shqipërinë, por jo ende në BE për shkak të shqetësimeve rregullatore që ende nuk janë zgjidhur.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV