Efektet pozitive që ka kivi në shëndetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kivit janë fruta të vogla që kanë shije të mirë dhe shumë përfitime shëndetësore.

Ja disa nga përfitimet që ka fruti kivit:

1.Ndihmon në trajtimin e astmës

Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim i vitit 2010,zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët

2.Ndihmon në tretje

Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjën. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.

3.Përmirëson sistmin imunitar

Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.

4.Redukton riskun e problemeve të tjera shëndetësore

Stresi oksidativ mund të rezultojë në dëmtim të ADN. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore. Pjesërisht për shkak të antioksidantëve që përmban, konsumimi rregullisht i kivit redukton mundësinë për stress oksidativ. Meqë dëmtimi oksidativ i ADN lidhet shumë me kancerin e kolonit, konsumimi i kivit mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga ky kancer.

5.Ndihmon në menaxhimin e tensionit të gjakut

Substancat bioaktive në tre kivi në ditë mund ta ulin tensionin e gjakut më shumë se një mollë në ditë. Në term afatgjatë, kjo mund të sjellë një risk më të ulët për zhvillimin e problemeve qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut si ataket kardiake apo goditjet në tru.

Lexo edhe :  Realizohet me sukses operacioni me teknikën e avancuar 'Whipple' te spitali i Traumës

6.Redukton mpiksjen e gjakut

Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë  sasinë e yndyrnave në gjak. Studiuesit  e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.

7.Mbron ndaj humbjes së shikimit

Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju nidihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV