Fshati ku nuk mund të jetojë asnjë burrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vend për gratë, nga gratë: kjo është ajo që përfaqëson Umoja, një fshat në Kenian veriore. Ngjason shumë me vendbanimet e tjera fisnore afrikane me kullota dhe kasolle përreth, përveçse, aty nuk jeton asnjë burrë.

E themeluar në vitin 1990 si një vend i shenjtë për gratë që i shpëtojnë dhunës, Umoja është shtëpia e femrave të të gjitha moshave.

Burrave u ndalohet hyrja për të krijuar një hapësirë ​​të sigurt për vajzat dhe gratë që i kanë mbijetuar dhunës, abuzimit seksual, gjymtimit gjenital femëror ose që janë dëbuar nga familjet e tyre.

Ky fshat ka strehuar rreth 50 familje të përbëra nga gra dhe fëmijët e tyre, duke i edukuar mbi të drejtat e grave dhe dhunën me bazë gjinore. Çdo fëmijë i gjinisë mashkullore lejohet të jetojë në fshat derisa të mbushë 18 vjeç.

Fotografi ganez, Paul Ninson, mësoi për gratë nga një postim në internet dhe vendosi të shkonte në Kenia për të fotografuar këtë fshat. Megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë që të hynte brenda në fshat. Ai thotë se pas shumë përpjekjeve u mirëprit nga gratë vetëm pasi shpjegoi qëllimin e vizitës së tij.

Mënyra e jetesës në këtë fshat është modeste. Gratë punojnë për të siguruar të ardhura për ushqim dhe arsimimin e fëmijëve. Turistët që dëshirojnë të vizitojnë këtë vend paguajnë një tarifë të vogël hyrjeje dhe mund të blejnë stoli dhe vepra artizanale të punuara nga gratë.

“Fshati pa burra”

Gjatë gjithë eksperiencës së tij profesionale, Ninson ka grumbulluar libra me foto të shkrepura nga dhe për afrikanët. Mblodhi aq shumë materiale saqë me ndihmën e organizatave të ndryshme arriti të hapë një qendër në kryeqytetin e Ganës, Akra. Sot, ajo qendër përfaqëson bibliotekën më të madhe të fotografisë në Afrikë dhe një hapësirë edukimi vizual. Mes shumë albumesh, padyshim një nga më interesantet dhe më të dashurat për artistin është ajo e fshatit të grave.

Të fundit

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor,...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Francë, rrëzohet një avion i vogël, humbin jetën tre persona

Një avion i vogël që i përkiste një klub fluturimi në qytetin Champhol, në veri-qendër të Francës, është rrëzuar këtë pasdite, duke shkaktuar vdekjen...

“Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

"Mbi 10 deputetë të PS-së janë përfaqësues të krimit në parlament". Kështu u shpreh në studion e Ditarit me Bruna Çifligut në A2 CNN...

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar që prej kohës së Perandorisë...

Lajme të tjera

Web TV