Zyrtare/ PSG firmos me mbrojtësin Lucas Hernandez deri në vitin 2028

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PSG ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e Lucas Hernandez nga Bayern Munchen. Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, me mbrojtësin francez që insistoi për t’u larguar nga Bundesliga me destinacion kryeqytetin francez.

Drejtuesit e PSG-së kanë paguar 50 mln euro në arkat e kampionëve të Gjermanisë për kartonin e 27-vjeçarit. Të cilin Bayerni e bleu 80 mln euro tek Atletico Madrid katër vite më parë.

Mbrojtësi i kombëtares franceze (33 ndeshje me Gjelat e Deschamps), i cili luan në qendër dhe në krahun e majtë të prapavijës, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me PSG-në.

Gjatë aventurës gjermane me Bayernin, Lucas fitoi 10 trofe. Mes tyre edhe Champions League (2020).

Hernandez është përforcimi i pestë për skuadrën e Luis Enrique-s. Pas Marko Asensio, Milan Skriniar, Manuel Ugarte dhe Kang-in Lee.

F0l4b55WAAArxmT-1.jpg

Të fundit

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

Lajme të tjera

Web TV