A është e vërtetë që dashuria e parë nuk harrohet kurrë?

Dashuria e parë nuk harrohet kurrë, thonë ata. E vërtetë?

Në të vërtetë, “dashuria” e parë është një përvojë unike, aq e fuqishme sa mbetet e skalitur në kujtesën tonë për një jetë. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet e të rënëve në dashuri.

Një studim i botuar në Journal of Comparative Neurology , për shembull, përdori një rezonancë magnetike funksionale për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës (të quajtur edhe “hormoni i dashurisë”) , substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe ngazëllimin.

Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke ndihmuar në ngulitjen e pashlyeshme të kujtesës së saj. 

NOSTALGJI PËR ADOLESHENCËN

Sipas një studimi të vitit 2017 në Journal of Positive Psychology , duhen mesatarisht tre muaj për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës , por shumë më gjatë për ta harruar atë.

Nëse është dashuria e parë atëherë, për ta bërë gjithçka edhe më të paharrueshme është nostalgjia për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë. 

Përshtati në shqip nga Focus.it, Fjala.al