Dy ditë pas shkarkimit të Çuçit, ish-gruaja e tij merr postin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të disa ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit, si dhe propozimet e qeverisë për ambasadorët e rinj në SHBA, Gjermani, Mali i Zi, Turqisë dhe Holandë.

Mes diplomatëve të rinj është edhe  Zhaklina Peto.

“Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Peto, e cila njihet edhe si ish bashkëshortja e Bledi Çuçit,  vjen nga fusha e drejtësisë. Deri pak kohë përpara kishte të tjera ambicie pasi garoi për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese, por më pas u dha lajmi se u tërhoq nga gara.

Për ironi të fatit, vetë Çuçi u shkarkua si ministër i Brendshëm të shtunën që lamë pas me firmë të kryeministrit Edi Rama.

Pas shkrirjes së komisariatit të Krujës, Bledi Çuçi është ‘kurbani’ i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Borizanë të Fushë Krujës, dhe daljen në skenë të lidhjeve të policisë së Krujës me familjen Rraja e cila dhunoi në mënyrë makabre Jashar dhe Bilbil Majën.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV